OTP Bank

Online Banking

Duke filluar prej datës 2 dhjetor 2021, Banka OTP Albania do të bëjë aktive platformën e re Online Banking. Versioni i ri i kësaj platforme do të ofrojë një sërë përmirësimesh dhe funksionesh të reja për përdoruesit.

Funksionalitetet e reja të platformës së Online Banking janë si më poshtë:

Përmirësime në eksperiencën e klientit:

  • Paraqitje e re e faqes, fontit, formave, veprimeve të shpejta në faqen kryesore, ikona të reja etj
  • Riorganizim dhe ristrukturim i menusë kryesore
  • Përmirësime në procesin e pagesave
  • Hyrje e shpejtë në formularin e pagesave
  • Vizibilitet në të drejtat e përdoruesve dhe kufizime për llogaritë e kompanive
  • Mundësia e pagesës së faturave utilitare vetëm me një klik

Karta e Kreditit:

  • Gjendja e kartës
  • Hyrje e shpejtë nga faqja kryesore në pagesat e prapambetura
  • Pagesa e shumës së përdorur në kartë: minimumi, pagesë e plotë ose një shumë e caktuar
  • Pagesa e shumës së përdorur në kartë: minimumi, pagesë e plotë ose një shumë e caktuar
  • Gjenerimi në formatin PDF të lëvizjeve në llogarinë rrjedhëse

Banka OTP Albania do të dërgojë një SMS në numrin që ju keni regjistruar në sistemin e bankës, në të cilin do të merrni një adresë në Internet ku do të gjeni të gjithë udhëzimet për të aktivizuar llogarinë tuaj të Online Banking. Klikoni në linkun e mëposhtëm për të marrë udhëzimet e aktivizimit të platformës së re të Online Banking. https://otpbank.al/lpob/