OTP Bank

Overdrafti i pagës

Përdorni burimet tuaja shtesë në çdo kohë, në mënyrën që ju pershtatet më mirë.

Përfitimet

  • Një shumë më të lartë se paga juaj mujore të cilën mund ta përdorni në çdo moment.
  • Norma interesi konkurruese.
  • Shpejtësi në aprovim.
  • Rinovim automatik.
  • Linjë të hapur në çdo kohë që keni nevojë.

 

Kushtet e përgjithshme

  • Shuma maksimale: ndyshon në varësi të institucionit.
  • Për punonjës të sektorit publik deri në 3 paga mujore neto.
  • Afati: 12 muaj, me të drejtë rinovimi.
  • Monedha: monedha e overdraftit është në të njëjtën monedhë me pagën e klientit.
  • Norma e Interesit: interesi është i ndryshueshëm dhe bazohet në Buletinin e Kredive Retail.
  • Mënyra e Ripagesës: principali mund të paguhet në çdo moment; interesi paguhet me baza 3-mujore.
  • Penalitete: në rast vonesash në pagesën e OVD, banka aplikon një penalitet vonese, bazuar në Kushtet e Punës në fuqi.
  • Pagesa e Parakohshme: banka pranon pagesa të pjesëshme apo totale përpara maturimit të kredisë. Nuk aplikohen komisione shtesë.
  • Kolaterali: nuk kërkohet kolateral dhe as bashkë-huamarrës për OVD.

Për më shumë informacion ju lutem shkarkoni dokumentacionin e standartizuar parakontraktual për Overdraft mbi pagën.

 

Dokumentacioni i kërkuar

Këtë produkt mund ta përfitojnë vetëm klientet të cilët kanë një marrëveshje të kreditimit të pagës nëpërmjet bankës sonë.

  • Vërtetim i të ardhurave (nga paga, nga qiraja, apo të dyja);
  • Dokumenta Identifikimi (ID apo Pasaportë);
  • Marrëveshja e Pagës e firmosur me bankën.

*Banka rezervon të drejtën të kërkojë dokumenta shtesë nëse e gjykon të nevojshme.