Përfitimet
- Aksesoni (ju dhe/ose stafi i caktuar prej jush) fondet në llogarinë tuaj të biznesit në çdo moment
- Tërheqje CASH nga llogaria juaj në të gjitha ATM-të nëpër botë
- Pagesa dhe blerje për llogari të biznesit tuaj në të gjitha pikat e shitjes POS në botë
- Blerje në Internet për llogari të biznesit tuaj
- Informacion për gjendjen e llogarisë në të gjitha ATM-të e OTP Bank
- Mundësi tërheqje në ATM brenda dhe jashtë Shqipërisë:
– Limit i tërheqjes – 150.000 Lek/ditë
– Numri i pagesave – pa limit
- Pagesa në POS brenda dhe jashtë Shqipërisë:
– Limit i pagesave – 450.000 Lek/ditë
– Numri i pagesave – pa limit
- Shërbimi Contactless: duke afruar kartën mbi terminalin POS, mund të paguani çdo produkt/shërbim që dëshironi.
Kushtet e përfitimit të kartës
- Karta është e vlefshme për një periudhë 5 vjecare dhe rinovohet në mënyrë automatike.
- Mundësi pajisje me disa karta të lidhura me llogarinë tuaj të biznesit, të cilat mund të përdoren nga i gjithë stafi juaj që ka të drejta në llogarinë e biznesit.
- Limitet dhe të drejtat e përdorimit për secilën kartë përcaktohen nga ju.
Siguria Online
- Përdorimi i kartave është vazhdimisht në rritje, prandaj duhet të jemi vigjilent në përdorimin e tyre për blerje në internet.
- Për këtë OTP Bank ka përgatitur një udhëzues me pikat kryesore që duhet të keni parasysh gjatë blerjeve me kartë në internet.
- Udhëzuesin mund t’a gjeni duke klikuarkëtu.