Depozita Elastike është një marrëveshje e lidhur ndërmjet bankës dhe klientit me një afat të papërcaktuar. Klienti mund të depozitojë dhe tërheqë para në çdo moment duke respektuar balancën minimale në llogari.
Përfitimet
- Derdhje dhe tërheqje Cash; klienti është i lirë të veprojë në çdo moment mbi depozitën e tij.
- Kalim i shumave nga Depozita Elastike në depozitë me afat pa praninë e klientit;
- Kalim i shumave nga Depozita Elastike në llogari rrjedhëse dhe anasjelltas;
- Kapitalizimi i interesave të vetë depozitës;
- Depozita është e rimbursueshme me kërkesën e klientit.
Kushtet e përgjithshme
- Depozita ofrohet në monedhat LEK, EURO, USD, GBP, CHF.
- Komision mirëmbajtje: 200 Lek ose 2 njësi në Monedhë të Huaj më bazë vjetore.
- Shuma minimale e çeljes është 10.000 Lek ose 100 njësi në Monedhë të Huaj.
- Depozitat e klientëve individë, tregtarë dhe shoqëri tregtare në OTP Bank Albania sigurohen deri në shumën 2,500,000 Lekë (dymilionepesëqindmijë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.