
Kredia Agro Progres
1. Agro Mini, kredi afatshkurtër që ofrohet për financim të ushtrimit të aktivitetit bujqësor; dhe
2. Agro Kredi, kredi afatgjatë që ofrohet për financim blerje pajisjesh bujqësore dhe investime në sera, stalla etj.
Përfitimet nga Kredia Agro Progres
-
Mundësi shumë e mirë për ju si fermer apo investitor, me qëllim zhvillimin dhe zgjerimin e aktivitetit tuaj agrar.
-
Mundësi për të ripaguar kredinë me këste të çrregullta duke u bazuar në ciklin e prodhimit.
-
Nuk kërkohet kolateral për Agro Mini; ndërkohë që duke ofruar tokën bujqësore si kolateral, fermerët mund të përfitojnë një shumë më të madhe kredie.
-
Lehtësira në dokumentacionin e kërkuar: nuk është e detyrueshme paraqitja e liçenses së fermerit.
Më shumë mbi Kredinë Agro Progres
Agro Mini
-
Shuma minimale: 50,000 Lek
-
Shuma maksimale: 1,000,000 Lek
-
Monedha: LEK
-
Afati: kohëzgjatja maksimale është 84 muaj.
-
Interes i ndryshueshëm në varësi të kohëzgjatjes së kredisë :
0 deri në 1 vjet : Norma e interesit 5.5%
1 deri në 2 vjet : Norma e interesit 6.5%
2 deri në 3 vjet : Norma e interesit 7.5%
3 deri në 5 vjet : Norma e interesit 8.5%
5 deri në 7 vjet : Norma e interesit 9.0%
-
Mënyra e Ripagesës: Bazuar në ciklin e prodhimit, kjo kredi mund të ri-paguhet me këste jo të rregullta.
-
Pagesa të Parakohshme: banka pranon shlyerje të pjesshme ose të plotë të kredisë përpara afatit të maturimit bazuar në Kushtet e Punës në fuqi.
-
Kolaterali: Nuk kërkohet kolateral dhe as sigurim jete.
Agro Kredi
-
Shuma minimale: 1,000,000 Lek.
-
Shuma maksimale: 2,000,000 Lek. Financim deri në 70% të vlerës së investimit.
-
Monedha: kjo kredi ofrohet në monedhat LEK dhe EUR.
-
Afati: afati minimal i shlyerjes është 6 deri në 84 muaj.
-
Norma e Interesit: LEK: B.TH + 4.5% (min 8.5%); EUR: Lib. + 9% .
-
Mënyra e Ripagesës: Bazuar në ciklin e prodhimit, kjo kredi mund të ri-paguhet me këste të çrregullta
-
Pagesa te Parakohshme: banka pranon shlyerje te pjesshme/plota te kredise perpara afatit te maturimit bazuar ne Kushtet e Punes ne fuqi.
-
Kolaterali: Toka bujqësore kërkohet si kolateral. Gjithashtu, për shumat mbi 1,000,000 Lek kërkohet sigurim jete.
-
Sigurime: Kërkohet sigurimi i pronës në rastin e Kredisë Agro në masën 110% për ekspozimet mbi 1,000,000 Lekë si dhe sigurim jete deri në masën 100% për ekspozimet mbi 2,000,000 Lekë.
Si mund të përfitoni Kredinë Agro Progres
Për të aplikuar mjafton të paraqiteni tek Bankieri juaj Personal me dokumentat e mëposhtme:
Agro Mini
-
Dokumenta indentifikimi (pasaportë, kartë identiteti).
Çertifikatë Familjare.
Liçensë (nese ka). -
Çertifikatë pronësie për tokën, fermën ose serën.
-
Konfirmim i komunës për numrin e gjësë së gjallë në pronësi dhe/ose konfirmim nga komuna për tokën e mbjellë.
Agro Kredi
Përveç dokumentave të mësipërme, për kredinë Agro, kërkohen:
-
Nëse kredia do të përdoret për investime, kërkohet një Plan Investimi (i thjeshtë).
-
Dokumenta të rifreskuara të pronës që do të ofrohet si kolateral (toka bujqësore, sera ose ferma.