Inovacioni është në qendër të Societe Generale Albania, duke përfaqësuar në të njëjtën kohë një nga katër vlerat kryesore të Grupit Societe Generale. Për këtë arsye më dt. 2 qershor, Societe Generale Albania në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës mori pjesë në konkursin “Innovate your way out”. Për Fakultetin Ekonomik ky është një aktivitet periodik i cili është organizuar shpesh duke synuar qasjen krijuese dhe shpirtin e sipërmarrjes. Societe Generale Albania mori pjesë në këtë aktivitet si pjesë e jurisë dhe dorëzoi çmimin për vendin e dytë. Projekti i kandidatit të cilit iu dorëzua vendi i dytë quhet “Edukim Virtual” dhe përfaqëson një ide të integrueshme në të gjitha fushat e veprimit. Megjithëse, nisma fillestare për këtë projekt buroi nga nevoja e përmirësimit të mësimdhënies dhe proçesit të studimit të shkollave fillore dhe atyre 9–vjeçare, si dhe të shkollave të mesme. Ekipi u ftua për të marrë pjesë në Inovacionin e Jashtëm të zhvilluar nga Laboratori i Inovacionit pranë SGAL për të zhvilluar idenë e tyre për aktivitetin e trajnimit, procesin e shitjes etj. Për tregun vendas, kjo zgjidhje shihet si një revolucion në metodat e mësimdhënies, sepse ilustron në imazhe reale figurat e ndryshme 2D në fusha të ndryshme si kimia fizika, biologjia, anatomia, etj. E bën më të lehtë për tu kuptuar pa qenë e nevojshme të humbasësh kohë në imagjinatë.
