OTP Bank

2016 – Startup live Tirana, edicioni i 5-tё

Nga data 20 – 22 Maj 2016 Societe Generale Albania mori pjesё si sponsor gjeneral nё edicionin e 5 – tё tё Startup live Tirana. Startup live Tirana ёshtё njё event qё mbledh sё bashku studentё tё angazhuar nё ekipe duke mundёsuar, eksploruar dhe zhvilluar ide tё reja me qёllimin e vetёm pёr tё sjellё risi nё tregun Shqiptar. Societe Generale Albania mori pjesё nё kёtё aktivitet jo vetёm si sponsor gjeneral, por edhe duke mundёsuar njё anёtar jurie, Z. Ardian Hasa, Drejtor i Divizionit Operacional si dhe dy mentorё. Mentorёt nёpёrmjet experiencёs sё tyre shumё vjeҫare nё fushёn e sektorit bankar dhe të gjuhёs sё programimit ndihmuan ekipet pjesёmarrёse pёr ҫdo pyetje apo sugjerim qё atyre mund t’ju lindte gjatё fazёs sё kёshillimit dhe zhvillimit tё projekteve tё tyre.