Pse të zgjedh OTP

Shpirti i skuadrës , vlera jonë më e madhe , shkon përtej mënyrës se si ne punojmë së bashku. Ajo ka të bëjë me formimin e marrëdhënieve të qëndrueshme , të bazuara në respekt dhe besim. Të ndërtojmë së bashku shpirtin e skuadres ka të bëjë me kënaqësinë që vjen nga të mësuarit dhe të mbështeturit e njëri-tjetrit, sepse lidhja më e rëndësishme që ne kemi është ajo që ndërtojmë me punonjësit tanë.

Profesionalizmi dhe Inovacioni së bashku me Shpirtin e Skuadrës përbëjnë vlerat themelore të bankës. Këto vlera, të shfaqura nga të gjithë kolegët, ushqejnë një ambjent i cili kombinon ekspertizën e thellë me dëshirën e vazhdueshme për t’i paraprirë kërkesave të klientëve dhe ndryshimeve të tregut.

1. Bashkohu me një skuadër të talentuar

Nëse ju bashkoheni me stafin e OTP Bank, ju bashkoheni me një ekip njerëzish shumë të dedikuar të cilët janë drejtuar drejt përsosmërisë dhe njohuritë e të cilëve i dedikohen gjithnjë e më shumë një shërbimi sa më të mirë për klientët tanë. Ne punojmë shumë për të tërhequr dhe mbajtur njerëz të talentuar dhe nga backgrounde të ndryshme. Më pas ne i ndihmojmë ata të integrohen me sukses dhe pa probleme me kompaninë.

2. Ndërto të ardhmen dhe zhvillohu

Ne duam që ju të zhvilloheni për të përvetësuar praktikat më të mira të industrisë bankare ndaj dhe ju japim mundësi për të zhvilluar karrierën dhe aftësitë tuaja. Ne investojmë në trajnime per aftësitë në punë, aftësitë teknike dhe aftësitë manaxheriale në përputhje me vlerat kryesore të bankës.

3. Përfito shpërblimet

Si pjesë e skuadrës së OTP Bank ju do te shpërbleheni per performancën dhe përkushtimin, individualisht dhe si pjesë e skuadrës.
Pagesa përfshin një rrogë fikse, një shpërblim të bazuar tek performanca juaj si dhe benefite të tjera.