Pse të zgjedh SGAL

Pse të zgjedh SGAL

Shpirti i skuadrës , vlera jonë më e madhe , shkon përtej mënyrës se si ne punojmë së bashku. Ajo ka të bëjë me formimin e marrëdhënieve të qëndrueshme , të bazuara në respekt dhe besim. Të ndërtojmë së bashku shpirtin e skuadres ka të bëjë me kënaqësinë që vjen nga të mësuarit dhe të mbështeturit e njëri-tjetrit, sepse lidhja më e rëndësishme që ne kemi është ajo që ndërtojmë me punonjësit tanë.
Profesionalizmi dhe Inovacioni së bashku me Shpirtin e Skuadrës përbëjnë vlerat themelore të bankës. Këto vlera, të shfaqura nga të gjithë kolegët, ushqejnë një ambjent i cili kombinon ekspertizën e thellë me dëshirën e vazhdueshme për t’i paraprirë kërkesave të klientëve dhe ndryshimeve të tregut.

    1. Bashkohu me një skuadër të talentuar

  • Nëse ju bashkoheni me stafin e Societe Generale Albania, ju bashkoheni me një ekip njerëzish shumë të dedikuar të cilët janë drejtuar drejt përsosmërisë dhe njohuritë e të cilëve i dedikohen gjithnjë e më shumë një shërbimi sa më të mirë për klientët tanë. Ne punojmë shumë për të tërhequr dhe mbajtur njerëz të talentuar dhe nga backgrounde të ndryshme. Më pas ne i ndihmojmë ata të integrohen me sukses dhe pa probleme me kompaninë.

    2. Ndërto të ardhmen dhe zhvillohu

  • Ne duam që ju të zhvilloheni për të përvetësuar praktikat më të mira të industrisë bankare ndaj dhe ju japim mundësi për të zhvilluar karrierën dhe aftësitë tuaja.

  • Ne investojmë në trajnime per aftësitë në punë, aftësitë teknike dhe aftësitë manaxheriale në përputhje me vlerat kryesore të bankës (shpirti i skuadrës, inovacioni, pergjegjshmëria dhe përkushtimi).

    3. Përfito shpërblimet

  • Si pjesë e skuadrës së Societe Generale ju do te shpërbleheni per performancën dhe përkushtimin, individualisht dhe si pjesë e skuadrës.

  • Pagesa përfshin një rrogë fikse, një shpërblim të bazuar tek performanca juaj si dhe benefite të tjera.