Truall 1,730 m² & Ndertese 275 m² Vrisera, Gjirokaster

Vendodhja: 

  • Pasuria është Truall me sipërfaqe 1,730 m² dhe Ndërtesë me sipërfaqe totale prej 275 m².
  • Ndodhet në Zonën Kadastrale 3833, në Vrisera, Gjirokaster.
  • Kjo pronë ndodhet rreth rreth 27km në juglindje të qendrës së qytetit të Gjirokastrës dhe rreth 1.3km ne Veri te Autostrades “Gjirokaster – Kakavije”.
  • Zona është kryesisht rurale me karakter bujqësor dhe blegtorial, por qe vitet e fundit ka patur zhvillim me ndertesa te reja, kryesisht per banim por edhe per qellime biznesi.

 

Pershkrimi:

  • Prona është Truall & Ndërtesë dhe ne te shkuaren  ka funksionuar si Ambjent tregtimi dhe magazinim te materjaleve dhe pajisjeve hidrosanitare.
  • Trualli me sipërfaqe të regjistruar prej 1,730 m² ka formë drejtkëndore, të rregullt dhe shtrihet në një zonë fushore.
  • Mbi këtë sipërfaqe eshte ndertuar nje godine nje kateshe me siperfaqe ndërtimore prej 275 m².
  • Ndertesa eshte ndertuar ne vitin 2004 dhe Sipërfaqja e lirë e truallit
    është  shesh funksional për ndërtesën dhe e gjithe kjo sipërfaqe është e shtruar me shtresë
    betoni me rrjete.
  • Prona eshte e rrethuar dhe eshte shume e pershtatshme per zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme biznesi qe kerkojne kapacitete  magazinimi.

Informacioni agjentit

+355 68 90 38 955

prona.al@otpbank.al

Manaxheri per Shitjen e Aseteve është personi përgjegjës për kërkimin dhe negocimet e para me ata blerës të mundshëm që janë të interesuar për pronat e OTP Bank.

Formulari i Ofertes Financiare per Blerjen e Prones







Location Info
Translate »