Profili

Profili

Otp Bank logo

OTP Bank

OTP Bank, si një aktor tepër i rëndësishëm në industrinë bankare në Hungari dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore, ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh bankare për më shumë se 18.5 milionë klientë individë dhe korporata. Ajo operon në nëntë vende të botës nëpërmjet një rrjeti prej 1500 degësh, agjentëve të saj financiarë, 3900 ATM, internetit dhe kanaleve të saj elektronike.

E themeluar që prej vitit 1949, kompania është zhvilluar për të qënë sot një grup bankar ofrues i shërbimeve financiare universale.

Në vitin 1990, Banka Kombëtare e Kursimeve u kthye në një kompani publike me një kapital aksionar prej 23 miliardë HUF. Emri i saj u shndërrua në Banka Kombëtare e Kursimeve dhe Tregtisë. Rrjedhimisht, aktivitetet jo bankare të saj u shkëputën nga banka, së bashku me njësitë organizative mbështetëse të tyre.

Procesi i privatizimit të OTP Bank filloi në vitin 1995, si rezultat i tre ofertave publike dhe aksionet e saj u përfshinë në Bursën e Budapestit. Aktualisht banka karakterizohet nga një strukturë e shpërndarë aksionerësh, kryesisht nga investitorë privatë dhe institucione të ndryshme.

Gjatë viteve të fundit, OTP Bank ka përfunduar disa blerje të suksesshme, duke u shndërruar në një lojtar kryesor në rajon. Përveç Hungarisë, me hyrjen në Shqipëri, OTP Bank aktualisht operon në 9 vende të tjera nëpërmjet filialeve të saj në: Bullgari (DSK Bank, Expressbank), Kroaci (OTP Banka Hrvatska), Rumani (OTP Bank Rumani), Serbi (OTP banka Srbija, Vojvodjanska banka) Sllovaki (OTP Banka Slovensko), Ukrainë (CJSC OTP Bank), Malin e Zi (Crnogorska komercijalna banka) dhe Rusi (OAO OTP Bank).

Zhvillimi i qëndrueshëm dhe zgjerimi i OTP Bank kanë kontribuar ndjeshëm në funksionimin e suksesshëm dhe efikas të këtij grupi bankar, i cili ofron shërbime tepër cilësore si për klientët individë ashtu edhe për ata institucionalë. Pavarësisht konkurrencës së fortë, pozicionimi i OTP Bank në treg mbetet i qëndrueshëm në disa segmente, kurse në aspektin e përfitueshmërisë dhe stabilitetit, Banka renditet në frontin Evropian. 

Disa të dhëna rreth OTP Bank Albania:

Kapitali i nënshkruar:

6.740.900.000 ALL

Kodi SWIFT:

PUPPALTR

Aksioneri kryesor:

OTP Bank Nyrt., me 100% te aksioneve