Specialist Senior, Sektori i Manaxhimit te Kredise

Specialist Senior, Sektori i Manaxhimit te Kredise

Pozicioni : Specialist Senior

Sektori: Sektori i Manaxhimit te Kredise, Departamenti i Manaxhimit te Risku

Divizioni: Divizioni i Financës dhe Riskut

Objektivat Parësore

Pozicioni është vendosur nën Sektorin e Menaxhimit të Kredisë brenda Departamentit të Menaxhimit të Riskut. Qëllimi i tij kryesor është të koordinojë mekanizmin e Monitorimit të Korporatave (Sinjalet e Paralajmërimit të Hershëm), të monitorojë rreziqet e Tregut dhe kundërpartisë, dhe të kontribuojë në projekte dhe raportime të ndryshme rregullatore (Plani i rimëkëmbjes dhe zgjidhjes, ICAAP, Stress Testet).

Rolet Kyçe & përgjegjësitë

  • Organizon procesin e monitorimit të klienteve korporatë; hartimin dhe mbledhjen e treguesve të paralajmërimit të hershëm në përputhje me funksionalitetet e kërkuara dhe prezanton rezultatet në komitetin e vendimmarrjes

  • Raporton dhe monitoron limitet e ekspozimeve ne Tregun e Parasë, Pozicionin e hapur valutor dhe riskut sovran.

  • Llogaritja e provigjioneve sipas rregullave të IFRS 9 për bankat dhe ekspozimet sovrane

  • Merr pjesë në planin e rimëkëmbjes dhe zgjidhjes: raportim tremujor i treguesve dhe rishikim vjetor (sipas rregullave te BSH dhe te grupit)

  • Merr pjesë në përpunimin e ICAAP dhe Stres Testeve

  • Kontribuon në raportimin, analizën dhe optimizimin e aktiveve të ponderuara me riskun.

Aftësitë e kërkuara

  • Diplomë universitare në financë, ekonomi.

  • Të paktën 5 vjet përvojë profesionale në fusha te ngjashme në sektorin banker.

  • Aftesi organizative për të arritur afatet me cilësi.

  • Aftësi të mira analitike dhe raportuese.

  • Aftesi për te punuar në mënyrë të pavarur, por edhe per të punuar në grup (ne format projekti).

  • Lehtësisht i adaptueshëm për t’u përballur me detyrat / studimet / raportimet e reja të detyrueshme dhe përgjegjësi te reja.

  • Aftesi inovative të mjaftueshme për të propozuar / përmirësuar detyrat ekzistuese.

 

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimit në adresën e email-it humanresources@otpbank.al

Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është 27 Shkurt 2020.