Përgjegjës i Sektorit të Kartave dhe Kanaleve Alternative

Përgjegjës i Sektorit të Kartave dhe Kanaleve Alternative

Pozicioni : Përgjegjës Sektori

Sektori: Sektori i Kartave dhe Kanaleve Alternative

Divizioni: Retail

Objektivat Kyçe

Zhvillimi dhe administrimi i produkteve dhe shërbimeve të Kartave dhe Kanaleve Alternative, në të gjithë aspektet, që nga përcaktimi i karakteristikave të produkteve, çmimeve dhe proceseve, në përputhje kjo me pritshmeritë e klientit, tregun, konkurrencën dhe përfitueshmërinë e bankës.

 

Objektivat Operacionale

Mirëmbajtja dhe rritja e portofolit të produkteve dhe shërbimeve të Kartave dhe Kanaleve Alternative në linjë me target dhe objektivat e vëna.

 

Rolet dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Zhvillimi dhe implementimi i produkteve dhe shërbimeve të Kartave dhe Kanaleve Alternative, duke menaxhuar të gjithë spektrin , që nga përcaktimi i karakteristikave dhe çmimeve të produktit deri në lançim, në përputhje me pritshmëritë e klientëve, kushtet e tregut dhe si dhe në linjë me përfitueshmërinë e bankës

  • Përgjegjës për propozimin dhe përgatitjen e planit të biznesit me veprime dhe masa konkrete për të arritur objektivat ne bashkëpunim të ngushtë me rrjetin e degëve

  • Pjesëmarrje aktive në zhvillimin e strategjisë dhe politikave të produkteve të Kartave dhe Kanaleve Alternative, bazuar në analizën e nevojave të klientëve dhe duke marrë parasysh zhvillimit në treg dhe pritshmëritë e bankës për rritje të biznesi

  • Rishikimi i produkteve dhe shërbimeve egzistuese të Kartave dhe Kanaleve Alternative, termat & kushtet, implementimi dhe zbatimi korrekt i tyre si edhe mirëmbajtja dhe rishikimi i procedurave respektive

  • Analizë e detajuar e të dhënave dhe raportimi në baza të rregullta i aktivitetit në lidhje me Kartat dhe Kanalet Alternative

  • Menaxhim i projekteve të lidhura me kartat, ATM dhe Kanalet Alternative për t’i dhënë vlerë të shtuar produkteve/shërbimeve dhe optimizuar proceseve

  • Menaxhim i rrjetit të ATM të Bankës për sa i përket zhvillimit të biznesit dhe rritjes se përfitueshmërisë, përfshirë mirëmbajtjen e vendodhjes së ATM-ve të reja dhe egzistues

  • Përgjegjës për marrëdhëniet me palët e treta si VISA, Master Card, apo partnerë të tjerë të jashtëm, duke siguruar gjithashtu informacion të plotë të manualeve dhe rregulloreve të tyre si edhe një linjë të saktë raportimi lidhur me aktivitetin.

  • Bashkëpunim të ngushtë me Marketingun, Divizionin Operacional dhe departamente të tjerë për të promovuar dhe përmirësuar shërbimet dhe funksionalitetet ekzistuese apo shtuar produkte / shërbime të reja

  • Monitorim në mënyrë aktive të kuadrit rregullator dhe marrja e masave respektive për impaktin mbi produktet e Kartave dhe Kanaleve alternative në rast ndryshimesh

  • Përgjegjës për përgatitjen e materialeve dhe mbajtjen e Trajnimeve të vazhdueshme mbi Produkteve të Kartave dhe Kanaleve alternative të stafi i rrjetit të degëve.

Kualifikime të Nevojshme

  • Arsimi i lartë, profili Bankë apo Financë (preferohet)

  • Eksperience minimumi 5 vjet në biznesin e kartave,

  • Aftesi shumë të mira komunikimi me klientët dhe palët e treta,

  • Aftësi shumë të mira pune në grup për të realizuar menaxhim sa më të mirë të detyrave brenda Projekteve dhe jashtë tyre,

  • Kerkohen njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze

  • Kerkohen njohuri shumë të mira organizative të punës

  • Kërkohen njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit,

  • Kërkohen njohuri të mira në menaxhim projektesh,

 

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimit në adresën e email-it humanresources@otpbank.al

Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve: 16 Shkurt 2020