CRM Senior, Dega Elbasan

CRM Senior, Dega Elbasan

Kualifikimi i kerkuar:

  • Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha të tjera të lidhura me të.

  • Të paktën 1 (një) vit eksperiencë pune në dhënien e kredive në sistemin bankar.

  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Detyrat Kryesore dhe Pergjegjësitë:

  • Të përfaqësojë imazhin e Bankës OTP Albania, si pikë kontakti midis klientit dhe bankës.

  • Të menaxhojë marrëdhëniet e bankës me klientët në fushën e produkteve të kredive, depozitave, llogarive rrjedhëse, trasfertave, kartave të kreditit dhe debitit, SMS dhe E-banking dhe çdo produkt tjetër të ri të hedhur në treg nga banka.

  • Të mirëpresë çdo klient që tregon interes për kreditë duke e sqaruar e ndihmuar.

  • Të grumbullojë dhe verifikojë informacionin rreth vertetësisë së dokumentacionit të paraqitur nga klienti.

  • Të bëjë vlerësimin e situates ekonomike dhe financiare të aktivitetit të klientit.

  • Të japë mendimin e tij të pavarur, në formën e një analize të shkruar bazuar në manualin e Kreditit, për dhënien ose jo të huasë.

  • Të ndjekë, menaxhojë dhe të jetë përgjegjës për kthimin e kredive brenda afatit.

  • Të kujdeset për nënshkrimin e marrëveshjeve të pagave.

  • Të jetë përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e dosjes së kredisë dhe të ruajë sekretin e çfarëdo informacioni që zotërojnë për bankën dhe klientet.

  • Të kujdeset që çdo tranaksion i regjistruar dhe çdo produkt i shitur nga CRM duhet të jetë në përputhje me procedurat e bankës të cilat normojnë veprimtarinë e saj.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimit në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është 06 Shkurt 2020.