OTP Bank ofron falas shërbimet bankare në platformat e vetë-shërbimit.

Banka OTP Albania: Njoftim për mediat

Drejtuar: Redaksisë së Informacionit

Tiranë më, 14 mars 2020

Njoftim për Mediat

OTP Bank ofron falas shërbimet bankare në platformat e vetë-shërbimit.

Të gjithë veprimet bankare në distancë (Online Banking, ATM, Karta) do ofrohen falas për një periudhë të
caktuar deri në një njoftim tjetër.

Në këto ditë që kërkojnë kujdes të veçantë nga të gjithë, çdo mendim dhe veprim shkon në funksion të
sigurisë së shëndetit tuaj dhe familjeve të çdo qytetari. Ky është prioriteti numër 1 për të gjithë ne! Banka
OTP Albania është e angazhuar të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e
plotë të Shërbimeve Bankare dhe në të njëjtën kohë për të mbrojtur të gjithë klientët dhe punonjësit e
saj.

Banka OTP Albania ofron çdo shërbim të kryer nëpërmjet online banking dhe kartave bankare brenda
vendit pa pagesë, për të gjithë klientët Individë dhe Persona Fizikë.

Nëpërmjet Online Banking mund të kryhen një sërë veprimesh nga telefoni apo kompjuteri;

  • Kontroll i Balancës se llogarive, depozitave, kredive dhe kartave bankare
  • Kryerje e transaksioneve në LEK dhe EUR, brenda dhe jashtë vendit
  • Pagesa e këstit të kredisë apo kartës së kreditit
  • Pagesa faturash utilitare dhe gjoba
  • Pagesa të detyrimeve taksore
  • Aplikim për hapje të llogarisë së kursimeve apo karte të re
  • Gjetje e ATM-së më të afërt, etj.

Veprimet me të gjithë tipet e kartave bankare po ashtu do jenë falas, në ATM, POS dhe nga data 17 mars
2020, edhe online.

Gjithashtu, Banka OTP Albania ofron 87 ATM në të gjithë vendin ku mund të tërhiqen fonde apo të
kontrollohet balanca. Të gjitha kartat tona janë të dezinfektueshme ndaj ju inkurajojmë t’i pastroni para
dhe pas përdorimit në ATM. Kemi rritur limitin e përdorimit të Kartave Contactless deri në 4,500 ALL. Me
këto karta nuk ka nevojë të shtypni PIN-in, thjesht kalojeni afër aparaturës për të kryer transaksionin e
dëshiruar. Për të lokalizuar ATM më pranë jush, ju lutem klikoni në https://otpbank.al/map-locations/.

“Ne do ndjekim vendimet e Institucioneve Qeverisëse dhe Rregullatore dhe do zbatojmë ato me
përpikmëri. Ne kemi nisur komunikimet për shpjegimin e çdo mënyre në distancë për të patur
fondet tuaja dhe për të kryer pagesat e nevojshme. Punonjësit tanë janë në monitorim të
pandërprerë të ecurisë dhe kjo nuk ndryshon edhe pse në kushtet aktuale” u shpreh CEO i Bankës
OTP Albania, Z.Bledar Shella në një komunikim online.

Për çdo informacion / ndihmë në lidhje me Degët tona dhe shërbimet e ofruara, ju lutemi vizitoni faqen
tonë të internetit www.otpbank.al ose kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Cilësisë 0800 4848.

Bashkë do ia dalim!