Online Banking

online banking baner

Online Banking

ON 24/7.

Përfitimet nga Online Banking

Lista e transaksioneve që ju mund të kryeni nëpërmjet kësaj teknologjie me produktet e OTP Bank është:
  • Kontrolloni transaksionet e veprimeve në llogari

  • Printimi i gjendjes së llogarisë dhe veprimeve të kryera në të

  • Kryeni transferta nga llogaria juaj rrjedhëse në llogarinë tuaj të kursimit dhe anasjelltas

  • Kryeni transferta brenda dhe jashtë bankës, në monedhe vendase apo të huaj, brenda territorit të Shqiperisë

  • Kryeni transferta jashtë territorit të Shqiperisë – vetëm nëpërmjet kompjuterit tuaj

  • Kryeni transferta dhe merrni mesazhe Swift për to, brenda dhe jashtë vendit

  • Kryeni pagesa të faturave utilitare – vetëm nëpërmjet kompjuterit tuaj

  • Kryeni pagesa të Tatimeve dhe Taksave, të Sigurimeve Shoqërore dhe Doganave – vetëm nëpërmjet kompjuterit tuaj

  • Kryeni pagesa pagash në grup – vetëm për klientët biznes me disa nivele aprovimi

  • Një përdorues përgatit pagesat dhe një tjetër i autorizon dhe dërgon ato;

  • Një përdorues përgatit pagesat dhe një tjetër i autorizon ato si pagesa në grup – vetëm në rastin e pagesave në grup;

  • Bëni kërkesë për hapjen e një depozite me afat – vetëm nëpërmjet kompjuterit tuaj nga llogaria rrjedhëse dhe nga depozita e kursimeve;

  • Kontrolloni detajet e depozitave tuaja dhe listën e tyre;

  • Bëni kërkesë për mbylljen e depozitës me afat;

  • Kontrolloni listën e kredive tuaja si dhe detajet për secilën;

  • Bëni kërkesë për hapje karte debiti – vetëm nëpërmjet kompjuterit tuaj;

  • Informacion për kursin e këmbimit ditor;

  • Konvertuesi i monedhës;

  • Kërkesa për facilitete të ndryshme të bankës nëpërmjet formave elektronike – vetëm nëpërmjet kompjuterit tuaj;

  • Mundësi dërgimi të mesazheve/ankesave/kërkesave për informacion nëpërrmjet modulit të qëndrës së komunikimit – vetëm nëpërmjet kompjuterit tuaj dhe aplikacionit në telefonin tuaj smart;

  • Lokalizimi i vendndodhjes së degëve, të ATM-ve apo Drejtorisë së Përgjithshme të OTP Bank nëpërmjet GEO LOCATOR – vetëm nëpërmjet aplikacionit në telefonin tuaj Smart.

Ose skanoni QR kodin e mëposhtëm

Shkarkoni App. për iPhone ose iPad

Scan QR Code IOS

Shkarkoni App. për telefonat / tabletat Android

Scan QR Code Android

Edhe më shumë për Online Banking

Ky shërbim ju ofron:
  • Siguri të lartë – nëpërmjet risisë së teknologjisë ‘Fjalëkalim Një përdorimësh’ si një aplikacion në telefonin tuaj celular smart; Ҫelës USB / Kartë Smart – vetëm për klientët biznes

  • Shpejtësi – Nëpërmjet internetit ju kurseni kohën tuaj duke kryer veprime në llogaritë tuaja 24 orë në ditë / 7 ditë të javës, nga zyra, shtëpia juaj apo kudo ndodheni

  • Lehtësi në përdorim – Vetëm me një klik ju mund të keni të gjithë informacionin e nevojshëm mbi produktet dhe shërbimet bankare

  • Përshtatet me nevojat tuaja – ju keni disa mundësi përdorimi të shërbimit

  • Për të parë transaksionet apo balancat e llogarive;

  • Për të kryer transaksione apo porositur produkte bankare

  • Për të pregatitur dhe autorizuar pagesa në grup me dy apo disa përdorues të ndryshëm – vetëm për klientët biznes

Siguria e Online Banking

Disa këshilla për përdorim të sigurtë të shërbimit Online Banking
  • Asnjëherë të mos ia komunikoni kodet tuaja të aksesit personave të tretë përfshirë këtu të afërmve, miqve ose stafit të OTP Bank Albania

  • Pasi të merrni fjalëkalimin fillestar të logimit ju këshillojmë ta ndryshoni atë sa më parë

  • Zgjidhni fjalëkalime komplekse dhe jo të lehta për t’u hamendësuar.

  • Në rastet e humbjes ose vjedhjes së kodeve tuaja të aksesit klienti duhet të paraqitet në degë dhe të bëjë deklarimin e humbjes së kodeve të hyrjes në Online – Banking dhe Mobile Banking.

  • OTP Bank Albania nuk do t’ju kontaktojë asnjëherë nëpërmjet email-it apo telefonit për t’ju kërkuar kodet tuaja te aksesit, apo t’ju rekomandojë ndonjë adresë të cilën ju mund ta përdorni për të kryer pagesa nëpërmjet Online Banking apo Mobile Banking

  • OTP Bank Albania nuk do t’ju kërkojë asnjëherë të përdorni shërbimin Online Banking apo Mobile Banking për të përgatitur një transaksion për arsye testimi.

  • Hyni në shërbimin Online Banking ose Mobile Banking vetëm nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të bankës: www.otpbank.al ose duke shkruajtur ne manualisht http://www.otpbank.al/al/online-banking/ në adresën e browserit.

  • Sigurohuni që në browserin që aksesoni faqen e online banking të jetë “shiriti jeshil“, shiriti jeshil si me poshte:

  • Shiriti jeshil tregon që ju po përdorni një shërbim genuine të OTP Bank Albania

  • Në asnjë mënyrë mos përdorni adresa të tjera në internet të dërgura tek ju nëpërmjet email-it

  • Mos hyni në shërbimin Online Banking ose Mobile Banking në kompjutera publikë (si psh: Internet kafe etj.)

  • Ndryshojeni fjalëkalimin tuaj rregullisht dhe vendosni një të ndryshëm nga fjalëkalimet e fundit që keni përdorur.

  • Ju lutemi të njoftoni specialistin e marrëdhënies me klientin përkatës në bankë në rastin e marrjes së emaileve të dyshimta

  • Kurrë mos e lini kompjuterin tuaj të pambikqyrur kur jeni i lidhur në sitin tonë të online banking. Sigurohuni që të beni “logoff” për të përfunduar sesionin me Online Banking.

  • Klikoni mbi ikonën Logoff dhe mbylleni browser-in kur të dilni nga faqja.

  • Mbrotja nga Viruset, Sigurohuni që kompjuteri juaj ka një aintivirus të licensuar që të mund të përditësohet rregullisht.

  • Gjithashtu duhet konsideruar dhe mbrojtja anti-spyware dhe filtrimi i SPAM-eve

  • Përdoruesit e mobile apps i këshillojmë që të logoheni në online banking duke perdorur gjeneruesin e OTP në vend të username/password.

Si mund të përfitoni Online Banking

Ky shërbim mund të blihet i vetëm apo si pjesë e një larmie paketash me produkte e shërbime të kombinuara.Klientët mund të perdorim këtë shërbim nëpërmjet:
  • Emër përdorues/Fjalëkalim – të dhëna që i merrni në degë në momentin e aplikimit

  • M-OTP – fjalëkalim një përdorimesh për hyrjen nëpërmjet telefonit tuaj smart

  • Kartë Smart / Celës USB – banka ofron një pajisje të quajtur ‘Lexues të Kartës Smart’ për klientet që zgjedhin këtë mundësi përdorimi

  • Për t’u konsultuar me udhëzimin e instalimit të Ҫelësit USB, ju lutem klikoni këtu

PROVO ONLINE BANKING

Kliko këtu për të provuar ONLINE BANKING

PYETJE TË SHPESHTA

Online Banking është shërbim bankar elektronik i ofruar për të gjithë klientët Individë dhe Biznese, i aksesueshëm 24 orë në ditë, 7 ditë të javës nëpërmjet dy kanaleve:

  • Kompjuterit tuaj

  • Telefonit tuaj smart (Sistem operativ Android ose Ios)– nëpërmjet një aplikacioni të dedikuar ose nëpërmjet faqës sonë zyrtare të internetit

Online Banking mund të aksesohet nëpërmjet kompjuterit ose telefonit tuaj duke aksesuar faqen zyrtare të bankës ose nëpërmjet telefonit tuaj smart duke shkarkuar aplikacionin përkatës. Ndryshimi në kanalet e aksesimit të shërbimit lidhet me disa transaksione të cilat mund të kryen
nëpërmjet njerit kanal dhe jo nga kanali tjetër. Transaksionet të cilat mund të kryen vetëm nëpërmjet kompjuterit:

  • Kryerje transaksionesh jashtë vendit

  • Pagesë e faturave utilitare

  • Pagesa të Tatimeve dhe Taksave, pagesa të Sigurimeve Shoqërore dhe tëDoganave

  • Kërkesë për pajisje me Kartë Debiti

  • Kërkesë për çelje Depozite me Afat ose Depozite Optimal, vetëm duke perdorur fondet llogarisë rrjedhëse ose llogarisë së kursimit.

Veprimet të cilat mund të kryen vetëm nëpërmjet aplikacionit në telefonin smart:

  • Lokalizim i vendodhjes së degëve, ATM-ve ose të Drejtorisë së Përgjithshme të OTP Bank Albania nëpërmjet GEO LOCATOR.

Veprimet që mund të kryeni nga kompjuteri juaj dhe nëpërmjet aplikacionit në telefonin smart (jo I aksesueshëm nëpërmjet versionit web të celularit) : Mundësi per të dërguar mesazhe/ankesa/kërkesë informacioni nëpërmjet një moduli të dedikuar të qëndrës së komunikimit.

U&P individe Klienti ka të drejtë mbi të gjitha funksionalitetet e ofruara në platformën Online Banking përveç:

  • Kërkesë për Hapje karte të re – konsiderohen si veprim me high risk

  • Kërkesë për hapje depozite të re – konsiderohen si veprim me high risk

Gjithashtu, jemi të mbrojtur dhe me klientët ekzistues pasi në kontratat e mëparshme ku e vetmja mënyrë aksesi ka qenë me U&P, nuk kanë qenë pjesë porositja e produkteve si kartë apo TD Shënim: Këta klientë mund të bëjnë të gjitha tipet e transfertave por duhet të rregjistrojnë më parë përfituesit dhe të dërgojnë formularët e firmosur në degë. Vetëm pasi dega sjell në IMS formuarët e firmosur për shtimin e përfituesve të rinj, këta përfitues konfirmohen dhe klienti mund të bëjë pagesa në favor të tyre U&P corporate/SME/PF Këto segmente klientësh mund të kenë vetëm view me këtë mënyrë aksesi MOTP individe Klienti ka të drejtë mbi të gjitha funksionalitetet e ofruara në platformën Online Banking MOTP Corporate/SME/PF Klienti ka të drejtë mbi të gjitha funksionalitetet e ofruara në platformën Online Banking Kartë Smart Corporate /SME Klienti ka të drejtë mbi të gjitha funksionalitetet e ofruara në platformën Online Banking gjithashtu, mund të bëjë dhe pagesa në grup

Pagesat Brenda vendit me datë valutë urgjente në monedhë vendase apo monedha të huaja, mund të kryhen deri në orën 13:30 PM. Nese pagesat kryhen pas orës 13:30 PM, nuk mund të sigurohet proçesimi i tyre në datë valutën e kërkuar. Në rast se balanca në llogarinë tuaj nuk është e mjaftueshme, urdhërpagesa nuk do të ekzekutohet.

Pagesat me datë valutë urgjente mund të kryhen deri në orën 14:00 PM. Nese pagesat kryhen pas orës 14:00 PM nuk mund te sigurohet procesimi i tyre në datë valutën e kërkuar. Në rast se balanca në llogarinë tuaj nuk është e mjaftueshme, urdhërpagesa nuk do të ekzekutohet.

Po, ju mund të vizitoni një nga degët tona më të afërta dhe të përfitoni shërbimin e ri të përmirësuar. Për informacion të mëtejshëm mbi vendodhjen e degëve tona ju lutem referojuni listës që ndodhet në faqen zyrtare të bankës.

Platforma Online Banking mund te aksesohet nga çdo telefon celular që mund të lidhet me Internetin.

Në rastin e telefonave smart (jo të manipuluar nga fabrika) me sistem operativ Android ose iOS ju duhet të merrni paraprakisht “Mobile One Time Password(MOTP) – Fjalekalimin Një Përdorimesh” në degë në momentin e rregjistrimit dhe më pas ju mund të shkarkoni aplikacionin:

  • Për telefonat/tabletat me sistem operativ Android, aplikacioni quhet “OTP Bank Albania Online Banking” dhe mund të shkarkohet nga Google play;

  • Për iPhone ose iPad me sistem operativ iOS, aplikacioni quhet ‘OTP Bank Albania Online Banking’ dhe mund të shkarkohet në Apple store;

Në rast se nuk posedoni telefon smart, për tu aksesuar në web ju duhet të pajiseni paraprakisht me emër përdoruesi dhe fjalëkalim në degën më të afërt të OTP Bank Albania dhe më pas të vizitoni faqen zyrtare të bankës www.otpbank.al, dhe të klikoni në Online Banking.

Shërbimi Online Banking i ofruar nga OTP Bank Albania është një nga platformat më të sigurta në treg, si për pjesën e identifikimit ashtu edhe për pjesën e të drejtës së aksesimit në platformë me fjalëkalimin një përdorimësh. Një tjetër element sigurie është edhe Karta Smart ose çelësi USB, i përdorur kryesisht nga kompanitë të cilat kryejnë pagesa në grup (si pagesat e pagave, etj.)

Jo, për çdo transaksion që ju do të kryeni, ka një menu të dedikuar e cila ju tregon të gjitha hapat që do të ndiqni në mënyrë kronologjike. Për disa transaksione, ju lutemi konsultohuni me materialin e përgatitur dhe të publikuar në faqen tonë të internetit.

Po, një ndër karakteristikat e reja dhe më të rëndësishme të sherbimit Online Banking të ofruar nga OTP Bank Albania krahasuar dhe me konkurentët është kryerja e pagesave në grup dhe pagesave masive.

Po, limitet janë si më poshtë:

  • Individët dhe Tregtarët

1. Limiti ditor për llogari 200,000 ALL

2. Limiti për transaksion 100,000 ALL

  • Biznes

1. Limiti ditor për llogari 4,000,000 ALL

2. Limiti për transaksion 2,000,000

Ju mund të ndryshoni limitet e mësipërme duke bërë kërkesë nëpërmjet formës elektronike e cila ndodhet në menunë Qendra e Komunikimit – Kërkesë e re.

Po, nëse keni akses në internet, ju mund të aksesoni Online Banking në çdo shtet, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

Përdoruesit e Online Banking mund të kryejnë pagesa kombëtare dhe ndërkombëtare me karakteristikat e mëposhtme:

  • Të gjitha pagesat ndërmjet llogarive brenda bankës mund të kryen 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

  • Pagesat brenda vendit në monedhën vendase, me shumë deri në 1.500.000 Lekë dhe me datë valutë normale mund të urdhërohet deri në orën 12:00.

  • Pagesat në monedhë vendase, me shumë mbi 1.500.000 Lekë me datë valutë normale mund të urdhërohet deri në 13:30.

  • Pagesat në monedhë të huaj me datë valutë normale, mund të urdhërohen deri në orën 14:00.

Note: **Transfertat në CHF nuk mund të kryhen brenda ditës.

Po, është e mundur të shihni lëvizjet e llogarisë për periudhën e kërkuar. Për me tepër ju mund ti kaloni transaksionet që dëshironi në format exsel ose CSV.

Po, ju mund të keni kredencialet e MOTP të Online Banking për aq paisje sa ju keni nevojë. Për këtë duhet të bëni paraprakisht një kërkesë në degë.

Po, është e mundur kryerja e transaksioneve ndermjet llogarive. Por nëse ju dëshironi të çelni një depozitë me afat ose një depozite optimal, ju duhet t’i çelni ato në të njëjtën monedhë me monedhën e llogarisë tuaj.

Janë forma elektronike, të cilat mund të dërgohen nëpërmjet Online Banking për kryerjen e disa transaksioneve. Format në dispozicion janë:

  • 1. Kërkesë për mbyllje të Depozitës me Afat ose Depozitës Optimal

  • 2. Kërkesë për ndryshim limiti per transferta në Online Banking

  • 3. Kërkesë për tërheqje Cash

  • 4. Kërkesë për risetim PIN-i për kartat e debitit

  • 5. Raportim për kartë të humbur/vjedhur dhe kërkesë për paisje me karte të re

  • 6. Kërkesë për risetim PIN-i për shërbimin MPAY

  • 7. Kërkesë për mbyllje të kartës së debitit

Ju lutemi konsultohuni me materialin në faqen zyrtare të bankës për të krer çeljen e depozitës me afat nëpërmjet shërbimit Online Banking.

Ju lutemi konsultohuni me materialin në faqen zyrtare të bankës për të kryer çeljen e kartës nëpërmjet shërbimit Online Banking.

Ju mund urdhëroni transfertë me kurs preferencial këmbimi vetëm në rast se keni negociuar paraprakisht me bankën. Ju duhet të kontaktoni me degën tuaj nëpërmjet telefonit ose emailit.

Po, ju mund të kryeni pagesa të faturave utilitare në favor të: Ujësjellës Kanalizime, OSHEE, Vodafone, TELEKOM dhe ALBTELEKOM.

Po, por për të kryer këtë veprim ju duhet të aksesoni aplikacionin mobile të Online Banking dhe në menunë e dedikuar “MOTP per payment authorization” ju do të rregjistroni përfituesin e ri dhe më pas aplikacioni gjeneron një kod. Me këtë kod ju mund të kryeni pagesa në favor të këtij përfituesi. Pasi të keni kryer pagesën ju mund të rregjistroni këtë përfitues edhe për pagesa të tjera dhe instruksionet për këtë jepen në platformë. Nëse ju e aksesoni shërbimin me Emër përdoruesi dhe Fjalëkalim ju duhet të paraqiteni në degë të deklaroni përfituesin e ri për të cilin ju doni të kryeni transfertë.

Ju mund të shikoni të gjitha llogaritë që keni të çelura në OTP Bank Albania duke përfshirë këtu edhe llogarite e përbashkëta të produkteve të kredisë dhe depozitave me afat.

Detajet që mund të shikoni janë:

  • Tipi i kredisë

  • Shuma e disbursuar e kredisë

  • Data e maturimit të kredisë

  • Shuma e ngelur e kredisë

  • Shuma e këstit të rradhës

  • Data e këstit të rradhes

  • Numri i kësteve të ngelura deri në maturitet

  • Norma e interesit të kredisë

Klientët e OTP Bank Albania mund të kërkojnë ndihmë duke kontaktuar bankën nëpërmjet mënyrave të mëposhtme:

  • Komunikim online nëpërmjet faqes së internetit të bankës

  • Aplikacionit Online Banking, me një seksion te dedikuar

  • Adreses së interenetit ebanking@otpbank.al

  • Kontaktoni Qendern e Shërbimit të Cilësisë në numrin e telefonit 0800 48 48 (pa pagesë)

Ju lutemi kontaktoni bankën në menyrat e publikuara të kontaktimit për të bërë ankesën dhe pasi banka të ketë kryer verifikimet, do të kryejë veprimet e nevojshme për të bllokuar shërbimin.

Ju lutem konsultohuni me këshillat e sigurisë të publikuara në materialin e dedikuar për produktin Online Banking në faqen zyrtare të internetit.

Ne platformen Online Banking ka një menu të dedikuar ku mund të ndryshoni fjalëkalimin.

Ju duhet të paraqiteni në degë dhe të kërkoni zhbllokimin e tyre duke firmosur një formular enkas për këtë qëllim.

Ju mund të kryeni transferime menjëherë pasi të keni aktivizuar shërbimin.