Obligacione Thesari

Obligacione Thesari

Përfitimet tuaja nëse zgjidhni Obligacionet e Thesarit

  • Obligacionet e Thesarit ofrohen në afatet e maturimit: 2, 3, 5, 7 dhe 10 vjet.

  • Obligacionet e Thesarit emetohen me “par value” që do të thotë se çmimi i blerjes së tyre është i barabartë me 100% të vlerës nominale.

  • Në maturitet mbajtësit të Obligacioneve i paguhet vlera nominale e tyre.

  • Për blerjen e Obligacioneve klienti pajiset me një vërtetim pronësie ose vërtetim për transaksionet e kryera me to.

  • Shuma e ofruar e Obligacioneve ndahet si vijon: 20% për kërkesat jo-konkuruese dhe 80% për kërkesat konkuruese.

  • Në rast se kërkesa është më e madhe se oferta respektive 20/80, atëherë mbi këto shuma aplikohet elementi pro-rate.

  • Interesi (kuponi) i përfituar nga investimi në obligacione paguhet çdo 6 muaj.

Më shumë mbi Obligacionet e Thesarit

  • Data e Emetimit – Data në të cilën Obligacionet e Thesarit emetohen. Në këtë datë ndodh kalimi i parave nga blerësi te emetuesi kurse letra me vlere kalon nga emetuesi te blerësi.

  • Data e Maturimit – Data në të cilën përfundon afati për të cilin është emetuar Obligacioni në fjalë. Kjo është data në të cilën emetuesi i Obligacioneve të Thesarit (Ministria e Financave) i paguan mbajtësve të Obligacioneve, vlerën nominale.

  • Vlera nominale – Shuma që i paguhet klientit në datën e maturimit të letrës me vlerë.

  • Kuponi – Interesi i përfituar nga investimi në Obligacione, i cili paguhet çdo 6 muaj.

  • C = Vn *i * 180/360

KU:

C – Kupon

Vn – Vlera Nominale

i – Norma e interesit e shprehur në bazë vjetore