Njoftimet me te Fundit

Të nderuar klientë,

Në këto ditë që kërkojnë kujdes të veçantë nga të gjithë, çdo mendim dhe veprim shkon në funksion të sigurisë së shëndetit tuaj dhe familjeve tuaja. Ky është prioriteti numër 1 për të gjithë ne! Banka OTP Albania është e angazhuar të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e plotë të Shërbimeve Bankare dhe në të njëjtën kohë për të mbrojtur të gjithë klientët dhe punonjësit e saj.

Është momenti të shmangim kontaktet fizike sa më shumë të mundemi. Banka OTP ofron Online Banking nëpërmjet të cilit mund të kryeni një seri me veprime nga telefoni apo kompjuteri, pa pagesë si;

  • Kontroll i Balancës se llogarive, depozitave, kredive dhe kartave bankare

  • Kryerje e transaksioneve,

  • Pagesa e këstit të kredisë apo kartës së kreditit

  • Pagesa faturash utilitare dhe gjoba

  • Pagesa të detyrimeve taksore

  • Aplikim për hapje të llogarisë së kursimeve apo karte të re

  • Gjetje e ATM-së më të afërt.

Banka OTP Albania ofron 72 ATM në të gjithë vendin ku mund të tërhiqen fonde apo të kontrollohet balanca.

Të gjitha kartat tona janë të dezinfektueshme ndaj ju inkurajojmë t’i pastroni para apo pas përdorimit në ATM.

Kemi rritur limitin e përdorimit të Kartave Contactless në 4500 ALL. Me këto karta nuk ka nevojë të shtypni PIN-in, thjeshtë kalojeni afër aparaturës për të kryer transaksionin e dëshiruar.

 

Nëse vendosni të vini në dege ju lutemi të merrni masat si më poshtë:

  • mbani distancën e duhur nga klientët e tjerë

  • shmangni shtrëngimin e duarve, përqafimet dhe puthjet

  • kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre

  • shkoni menjëherë në shtëpi ose izolohuni nëse ndjeni shqetësime ose simptoma gripi

 

Banka OTP Albania ka ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar shpërndarjen e Coronavirusit, ne interesin tuaj dhe te komunitetit:

  • përdorim i detyrueshëm i dorezave dhe maskave njëpërdorimëshe për të gjithë punonjësit;

  • aplikimi i barrierës fizike dhe transparente për pozicionet me më shumë transaksione në këtë periudhë;

  • vendosja e kufizime dhe drejtimi i qarkullimit brenda në degë (shiritat ndarës);

  • vendosja e rregullit për numrin e klientëve brenda në degë: 1 hyn – 1 del, dhe numri total do jetë në proporcion të saktë me numrin e punonjësve të lirë të shërbejnë;

  • higjenizim të paktën dy herë në ditë i mjediseve të degës dhe bankomatit në degë;

  • udhëtime dhe trajnime pune të ndaluara brenda dhe jashtë vendit;

  • kufizim i vizitorëve në ambjentet e bankës,

Për çdo informacion/ ndihmë në lidhje me Degët tona dhe shërbimet e ofruara, ju lutemi vizitoni faqen tonë të internetit www.otpbank.al ose kontaktoni Qëndrën e Shërbimit të Cilësisë 0800 4848.

Bashkë do ia dalim!