Kërkesë për shtyrjen e këstit të Kredisë

Kërkesë për shtyrjen e këstit të Kredisë

I nderuar Klient,

Këtu më poshtë, gjendet formulari dhe shpjegimet për dorëzimin e kërkesës suaj për vlerësim të shtyrjes së pagesës së këstit të kredisë. Formulari duhet të plotësohet dhe të dërgohet tek Banka OTP Albania me të dhënat e sakta dhe e firmosur prej jush korrektësisht.

Kërkesa mund të dorëzohet në këto mënyra:
a) Të skanuar pas firmosjes, me email në info@otpbank.al, tek subject shkruani “Shtyrje Kësti”
b) Dorazi në degën ku keni kryer blerjen e Kredisë
c) Në Online Banking. Nëse e plotësoni nga Online Banking mjafton ta ruani dhe ajo konsiderohet e dorëzuar zytarisht edhe pa firmosje.

Hapat që duhet të ndiqen:
Formulari për aplikim të shtyrjes së pagesës së këstit/ve të kredisë mund të gjendet në këtë faqe dhe në platformën Online Banking të Bankës OTP Albania. Ne sugjerojmë të përdorni online banking, pasi plotësimi i formës në këtë platformë nuk kërkon firmosje fizike të saj. Në këtë dokument (Udhëzim për Plotësim në Online Banking) keni të shpjeguar shumë qartë se si duhet të plotësohet formulari në Online Banking.

1 – Këtu gjenden dy formularë, respektivisht për Individë pagamarrës dhe Biznese.

Si fillim duhet të hapni dhe të ruani formën që ju përket sipas statusit tuaj. Nëse keni paqartësi për statusin, telefononi në 08004848. Nëse keni kredi edhe si Biznes edhe si Individ, duhet të plotësohen të dy format.

2 – Plotësoni fushat në formular. Nëse keni paqartësi për kuptimin e secilës fushë apo të informacionit që duhet të plotësoni në të, lexoni (Udhëzim për Plotësimin e Formularit).

Forma quhet e vlefshme nëse firmën/firmat e kredimarrësve janë me bojë blu.

Shënim: Sipas Urdhërit të Bankës së Shqipërisë, nr 1650 datë 17.03.2020, Banka OTP Albania duhet të marrë në shqyrtim kërkesën tuaj dhe t’ju kthejë përgjigje për vendimin brenda tre ditëve pune nga data e marrjes së kërkesës suaj. Kërkesa duhet të dorëzohet zyrtarisht në një nga mënyrat me lart.