Global Finance shpall çmimet vjetore për bankat më të mira – Societe Generale Albania shpallet Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2018

Global Finance shpall çmimet vjetore për bankat më të mira – Societe Generale Albania shpallet Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2018

Revista Global Finance ka shpallur çmimet vjetore për bankat më të mira botërore, me fituesit e zgjedhur në mbi 150 vende në Afrikë, Azinë e Paqësorit, Evropën Qendrore dhe Lindore, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme, Amerikën e Veriut dhe Evropën Perëndimore dhe….

Banka Societe General Albania u shpall Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2018!

“Fituesit e çmimeve të këtij viti janë ato bankat që i kushtuan vëmendje të veçantë nevojave të klientëve të tyre në tregje të vështira dhe arritën rezultatet më të mira duke hedhur themelet për sukses afatgjatë. Të gjitha zgjedhjet janë bërë nga redaktorët e Global Finance pas konsultimeve të vazhdueshme me drejtuesë të korporatave financiare, bankierë dhe konsulentë bankarë, dhe analistë ndërkombëtarë. Në zgjedhjen e bankave më të mira, Global Finance ka konsideruar faktorë objektiv sasior dhe subjektiv të informuar. Përpost kësaj, Global Finance kreu një sondazh të lexuesve të korporatave për të rritur saktësinë dhe besueshmërinë e rezultateve. Bankat u ftuan të paraqisnin shënime në mbështetje të përzgjedhjes së tyre.

Kriteret objektive të konsideruara përfshinë: rritjen e aseteve, përfitueshmërinë, shtrirjen gjeografike, marrëdhëniet strategjike, zhvillimin e biznesit të ri dhe inovacionin në produkte. Kriteret subjektivë përfshinë mendimet e analistëve të kapitalit, analistëve të vlerësimit të kredisë, konsulentëve bankarë dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në industri.” (Global Finance, 2018)

“Në një kohë ndryshimi të papreçedentë në industrinë e shërbimeve financiare, çmimet vjetore të Bankës më të Mirë nga Global Finance vazhdojnë të japin një vlerësim të qëndrueshëm të performancës së industrisë financiare, qoftë në zhvillimin e produkteve për të përmbushur nevojat e financimit në zhvillim apo dizenjimin e platformave digjitale që shpejtojnë dhe rrisin shërbimet” tha Joseph D. Giarraputo, botues dhe drejtor redaktues i Global Finance. “Fituesit janë udhëheqës të klasit botëror, duke iu përgjigjur me gadishmëri dhe efikasitet ndryshimeve të erërave politike, teknologjive të reja dhe kushteve fluide të tregut”.

Societe Generale Albania e pret këtë titull me krenari të lartë dhe ndihet e inkurajuar për të mirëmbajtur nivelin e lartë të shërbimit ndaj klientit dhe performancës efikase. Ne jemi krenar për kualitetin e shërbimit që i ofrojmë klientëve tanë dhe jemi shumë mirënjohës që jemi përzgjedhur si Banka lider në Shqipëri pikërisht për shërbimin e klientit. Ndihemi mirë që dedikimi ynë dhe puna e përditshme nuk kanë kaluar pa u vënë re. Çmimi “Banka më e mirë në Shqipëri për Vitin 2018” na motivon të çojmë më tej nivelin e lartë të sherbimit ndaj klientit e të përmirësojmë edhe më shumë performancën tonë.