MPAY

MPAY

MPAY

Përfitimet nga shërbimi Mpay

  • Kontroll i Balancës – Kontrolloni në çdo moment gjendjen e llogarisë tuaj bankare, pa patur nevojë për internet apo kompjuter.

  • Pagesë Faturash – Paguani faturat utilitare nga celulari juaj, pa komision. Nëpërmjet MPAY ju mund të paguani faturat e energjisë elektrike, telefonisë fikse, telefonisë celulare (Vodafone & Eagle Mobile). Mund të paguani edhe faturat e të afërmve krahas faturave tuaja.

  • Rimbushje Elektronike (TOP-UP) – Rimbushni numrin tuaj me parapagesë ose çdo numër tjetër celulari me parapagesë.

  • Pagesë e kartave të Digitalb – Ju mund të blini paketat e ofruara nga Digitalb pa qenë e nevojshme të paraqiteni në pikat e shitjes së kompanisë.

  • SMS Alert – MPAY ju njofton me nje SMS per pagesen e faturave mujore. Pasi te keni aktivizuar sherbimin MPAY dergoni me SMS ne 55000 numrin e kontrates per faturat qe deshironi te njoftoheni.

Edhe më shumë mbi Mpay

Shërbimi MPAY është zgjidhja e përshtatshme për të gjithë ju që:
  • Nuk keni kohë për të humbur në rradhët e gjata të kompanive që ofrojnë shërbime utilitare si drita, ujë apo shërbime të linjës telefonike,

  • Nuk keni kohë për të humbur nëpër rradhë të gjata në degët e bankave,

  • Kërkoni kontroll të plotë mbi shumat që duhet të paguani për secilin shërbim,

  • Doni të vendosni prioritete midis pagesave për t’u kryer,

  • Udhëtoni shumë dhe rrezikoni të mbeteni pas me shlyerjen e detyrimeve tuaja.

Si mund të përfitoni shërbimin Mpay

  • Aktivizmi i produktit është i lehtë dhe i shpejtë dhe mund të bëhet në çdo degë të OTP Bank,

  • Klienti mund të pajiset me shërbimin thjeshtë duke hapur një llogari rrjedhëse në OTP Bank,

  • Kohëzgjatja e shërbimit është në dorën tuaj.