MoneyGram

MoneyGram

Përfitimet nga Money Gram

  • Dërgime dhe pritje transfertash në të gjithë botën atje ku Money Gram ka përfaqësi.

  • Transferta brenda ditës.

  • Procesim shumë i thjeshtë.

Më shumë mbi Money Gram

MoneyGram është një kompani me qendër në Texas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe degë në më shumë se 200 vende të tjera të botës. Ajo ofron shërbime të transferimit të parave në të gjithë rrjetin e saj ndërkombëtar. MoneyGram është një nga mënyrat më të sigurta dhe më të shpejta për të dërguar dhe marrë pará në të gjithë vendet ku kjo kompani është prezente.

Si mund të përfitoni shërbimin Money Gram për të dërguar pará

  • Plotësoni formularin e dërgimit të parave për të përcaktuar ku dëshironi të shkojnë paratë tuaja.

  • Dorëzoni formën e plotësuar dhe paratë tek punonjësi i Bankës OTP Bank. Ju do t’ju dorëzohet një mandat për depozitimin e parave dhe një Numër Reference.

Si mund të përfitoni shërbimin Money Gram për të pritur para

  • Lajmëroni pritësin e parave për shumën e saktë dhe Numrin e Referencës nëpërmjet të cilit do të tërhiqen paratë.

  • Dërguesi i parave do t’ju njoftojë për shumën e parave që do të merrni dhe Numrin e Referencës.

  • Përdorni formën e pritjes së parave dhe së bashku me ID tuaj paraqituni pranë punonjësit të një dege të Bankës OTP Bank.

  • Punonjësi i Bankës OTP Bank do të vendosë informacionin e dhënë nga ju në sistem, për të verifikuar nëse paratë kanë ardhur ose jo, para se ju të bëni tërheqjen e shumës.

  • Paraqisni një Pasaportë ose Kartë Identiteti.