MasterCard Standard

MasterCard Standard

KUSHTET E PUNËS

  • Vlefshmëria: 3 Vjet.

  • 0% komision për tërheqje në ATM e OTP Bank dhe në POS Brenda vendit.

  • Pagesa në Internet dhe në POS, brënda dhe jashtë vendit.

  • Autorinovimi:Në momentin e skadimit të kartës ekzistuese, nëse klienti nuk paraqitet në Bankë për të kërkuar mosrinovimin, automatikisht prodhohet karta e re.

  • Mundësi thyerje para afatit: Klienti mund të mbyllë kartën në çdo moment duke bërë një kërkesë pranë degës.

  • Komisione të aplikueshme sipas kushteve të punës në fuqi.

  • Banka nuk aplikon komision për tërheqjet në ATM e saj ose në POS brenda vendit.

SHËRBIMET E OFRUARA

Shërbimet që do të përfitoni nga paisja me kartën e debitit MasterCard Standard:
  • Tërheqje parash në ATM brenda dhe jashtë vendit:

Shuma maksimale ditore: 70,000 ALL

Numri maksimal i tërheqjeve ditore: 10

  • Blerje në pika shitjeje (POS) brenda dhe jashtë:

Shuma maksimale ditore: 200,000 ALL

Numri maksimal i pagesave: pa limit

  • Monedha: LEK

  • Limiti maksimal ditor i përdorimit të kartës për tërheqje në ATM, pagesa në POS dhe blerje në Internet: 270,000 ALL

  • Limiti maksimal javor i përdorimit të kartës për tërheqje në ATM, pagesa në POS dhe blerje në Internet : 500,000 ALL

  • Limiti maksimal mujor i përdorimit të kartës për tërheqje në ATM, pagesa në POS dhe blerje në Internet : 700,000 ALL

Limitet e mësipërme janë vendosur paraprakisht nga banka. Me kërkesë të klientit këto limite mund të ndryshohen dhe ti përshtaten nevojave të tij.
  • Kontroll i balancës së llogarisë rrjedhëse në ATM e OTP Bank dhe në ATM e bankave të tjera.

  • Ndryshim i kodit PIN në ATM e OTP Bank dhe në ATM e bankave të tjera.

  • Klienti ka mundësi të zhbllokojë PIN off line në ATM e OTP Bank dhe në ATM e bankave të tjera.

SIGURIA ONLINE

  • Përdorimi i kartave është vazhdimisht në rritje, prandaj duhet të jemi vigjilent në përdorimin e tyre për blerje në internet.

  • Për këtë OTP Bank ka përgatitur një instruksion me pikat kryesore që duhet të kihen parasysh gjatë blerjeve me kartë në internet.

Udhëzuesin mund t’a gjeni duke klikuar këtu.