Llogaria Rrjedhëse

Llogaria Rrjedhese

Llogaria Rrjedhëse

Me ju në çdo veprim!

Përfitimet nga Llogaria Rrjedhëse

  • Në llogarinë tuaj rrjedhëse ju mund të depozitoni pará në çdo kohë dhe çdo shumë.

  • Ju mund të tërhiqni pará nga llogaria rrjedhëse në çdo kohë dhe në shifrat sipas kushteve të punës.

  • Mund të kryeni veprime në çdo degë të rrjetit të OTP Bank.

  • Mund të tërhiqni cash në çdo ATM brenda dhe jashtë vendit.

  • Mund të kryeni transferta brenda dhe jashtë vendit.

  • Mund të shlyeni detyrimet tuaja kundrejt palëve të treta (Institucioneve Shtetërore apo bashkëpunëtorëve tuaj) brenda bankës pa komision!

  • Paguani faturat utilitare, të ujësjellësit, energjisë elektrike etj..

  • Paguani faturën tuaj të telefonisë fikse apo celulare!

  • Nëpermjet Llogarisë Rrjedhëse urdhëroni transferta apo derdhje për palë të treta në emrin tuaj.

  • Pranoni në llogari pagesa nga brenda apo jashtë bankës.

  • Kreditoni të ardhurat tuaja nga punësimi nëpërmjet Llogarisë Rrjedhëse në Bankën OTP Bank dhe përfitoni nga avantazhet e paketës “Elite” e dedikuar për punonjësit payroll.

  • Mund të përfitoni edhe shërbimin e bankës virtuale.

Më shumë mbi Llogarinë Rrjedhëse

  • Përfituesit e llogarisë mund të jenë Individë ose Biznese.

  • Çelja e llogarisë bëhet pa komision.

  • Mirëmbajtje llogarie mujore 110 Lek (në rast se ju blini një nga paketat e bankës, do të përfitoni deri në 38% ulje çmimi për komisionet mujore).

  • Gjendja minimale fillestare në llogari 1,000 Lek ose 10 EUR/USD/CHF/GBP

Si mund të përfitoni Llogarinë Rrjedhëse

  • Mjafton një Pasaportë / Kartë Identiteti dhe një dokument zyrtar për adresën (faturë OSHEE,ujë,telefoni etj).