Grupi OTP dhuron 500,000 Euro!

Grupi OTP dhuron 500,000 Euro!

Le të tregojmë fuqinë e bashkëpunimit! Grupi OTP në ndihmë të rindërtimit!

Edhe pse kanë kaluar shumë ditë nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit, vëmendja dhe mbështetja për ata në nevojë nuk janë venitur aspak. Banka OTP Albania po punon drejt një ndihme konkrete për familjet që sot janë pa një strehë, nevojë kjo më e domosdoshmja dhe me e qendrueshmja për këtë moment.

Gjithashtu, një ndihmë e madhe vjen dhe nga Grupi OTP me dhurime në dy mënyra thelbësore:

Grupi OTP njoftoi kontributin personal në shumën 500,000 Euro për lehtësimin e dëmeve dhe në ndihmë të njerëzve të prekur nga fatkeqësia natyrore.

Në të njëjtën kohë sot nisi në nivel grupi një fushatë per grumbullim fondesh përmes së cilës çdo filial i OTP mund të kryejë dhurim personal.

Kryqi i Kuq Hungarez po mbledh donacione private për të ndihmuar viktimat e tërmetit. Dhurimet do të shpenzohen për asistencë, në furnizime të përditshme dhe në rindërtim afatgjatë të zonave të prekura.

Këto përkushtime të Grupit OTP janë shembull i përsosur i forcës së komunitetit, respekti dhe kujdesi për njëri-tjetrin. Ne nuk jemi vetëm në këtë moment të vështirë për vendin dhe popullin tonë!