Njoftim për Kreditë në vështirësi

Njoftim për Kreditë në vështirësi

Banka otp, dege, OTPCash Web, transferta, leter kredi,
Banka otp, dege OTP, OTPCash Web, transferta, leter kredi,

Njoftim për Kreditë në vështirësi

Të dashur miq,

 

Banka OTP Albania mirëpret vendimin e përbashkët të Kryeministrit të Shqipërisë dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe është krejtësisht e përkushtuar dhe e gatshme t’i vijë në ndihmë të gjithë klientëve të saj, individë apo biznes dhe në linjë me situatën do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve të kredisë.

Sipas këtyre masave, gjate kësaj periudhe, ata kredimarrës individë dhe biznese, gjendja financiare e të cilëve përkeqësohet nga situata aktuale, mund të kërkojnë shtyrje deri në 3-muaj, të pagesave të kësteve të kredive të tyre.

Të gjithë këta me sipër, që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo lehtësi e ofruar, të na kontaktojnë dhe të na informojnë duke na dërguar kërkesë me shkrim, elektronikisht me email në info@otpbank.al, me shkresë zyrtare pranë degës ku keni marrëdhënien ose në zyrat qendrore të Bankës OTP Albania.

Në bashkëpunim me kredimarrësin, Banka OTP Albania do të marrë në vlerësim kërkesën dhe bazuar në specifikat e rastit, do të ofrojë edhe zgjidhjen përkatëse.

OTP Bank Albania do të vlersojë shumë shpejt të gjitha kërkesat tuaja. Banka OTP Albania mbetet e angazhuar për të ofruar të gjithë mbështjetjen e nevojshme, në kapërcimin e kësaj situate të vështirë.

Për çdo pyetje ose paqartësi ju ftojmë të kontaktoni nëpërmjet emailit info@otpbank.al ose falas në Qendrën e Shërbimit të Klientit 0800 4848.

 

Ju falenderojmë për besimin tuaj të vazhdueshëm. Urojmë që ju dhe familjet tuaja të qendroni të shëndetshëm.

 

Përzemërsisht,

 

Banka OTP Albania