OTP Bank Albania sjell një koncept dhe imazh të ri korporativ

OTP Bank Albania sjell një koncept dhe imazh të ri korporativ

Banka otp, pagesa, fatura, IBAN, interviste

“Miliona mundësi dhe kufijtë nuk ekzistojnë!
E zbulojmë madhështinë dhe e përkrahim atë!
Ne jemi OTP Bank dhe ti, ke lindur për gjëra të mëdha!”

JONILA JANKU

Drejtore e Departamentit Marketing

‘’Miliona mundësi dhe kufijtë nuk ekzistojnë! E zbulojmë madhështinë dhe e përkrahim atë! Ne jemi OTP Bank dhe ti, ke lindur për gjëra të mëdha!’’ Ky është mesazhi që përcjell Banka OTP Albania në fushatën e imazhit te korporates si premtim për publikun shqiptar, klientë, punonjës, partnerë dhe bashkëpunëtorë. Prej kohësh ndjenja e plotësimit të një boshllëku ishte kthyer në qëllim në vetvete. Ne jemi ndryshe, gjithmonë kemi qenë, sot është koha t’ia themi të gjithevë! Ndryshimi nisi që me Brand Statement; “Banka OTP Albania është këtu për t’u kujdesur për ju, për t’u rritur dhe për të ndarë suksesin së bashku, falë ekspertizës sonë autentike në udhëtimin tonë drejt së ardhmes!” Jonila Janku, Drejtore e Departamentit të Marketingut në OTP Bank në këtë intervistë na rrëfen për procesin e përkufizimit të vlerave dhe imazhit të Brandit Banka OTP Albania për gjithë publikun shqiptar.

 

Kohët e fundit është bërë publik mesazhi korporatë i OTP Bank, me video dhe publikime të tjera. Na tregoni pak si u arrit në këtë vendim dhe pse pikërisht këtë mesazh?

Prej pothuajse një muaji jemi bërë një me publikun shqiptar, duke i servirur besimin tonë, misionin tonë dhe atë çfarë ne sot përfaqësojmë, por edhe çfarë premtojmë për të ardhmen, përmes fushatës së komunikimit të imazhit të korporatës!

E vërteta është që ky vendim dhe kjo zgjedhje e Bankës sonë erdhi si rrjedhojë e një kohe të gjatë diskutimesh dhe shumë studimesh tregu. Është punuar me një ekip profesionistësh në fusha të ndryshme, si kërkues tregu dhe strategjistë, agjensi marketingu dhe ekspertë të manaxhimit të brandit. Është dashur shumë kohë dhe shumë përkushtim dhe koordinim i të gjithë aktorëve, brenda dhe jashtë bankës, brenda Grupit OTP dhe jashtë tij.

Sekreti është tek njohja thellë e kompanisë dhe klientëve të saj, si dhe përputhja dhe objektivat. Të qenurit të vërtetë për atë që sot jemi dhe për atë që duam të jemi në të ardhmen e afërt!

Banka jonë prej vitesh gëzon reputacionin e institucionit bankar serioz dhe të qëndrueshëm dhe mbi të gjitha të bankës që përherë i ka shërbyer klientëve me përkushtim, me transparencë maksimale, shpejt dhe në përfitimin më të mirë për klientin, por…. fuqia, energjia, sinergjia, potenciali, dedikimi, profesionalizmi, kultura e korporatës në tërësi, nuk njihej nga publiku dhe klientët. Kjo Bankë gëzon një aftësi të rrallë të bashkëpunimit brenda institucionit dhe ka një dinamizëm të veçantë, ndryshe nga çfarë mendohet për bankën si institucion. Gjallëria është shumë e dukshme! Kolegët ishin frymëzimi ynë i parë!

 

Ajo çka vihet re mes të tjerash është fakti se mesazhi i Brandit te OTP Bank qëndron tek shumë pak fjali, gjithsej. Ka diçka që keni dashur të shprehni përtej asaj që është thënë?

Shumë e saktë! Asgjë nuk është rastësore! Mendojmë dhe madje jemi të sigurt që me katër fjali ne kemi thënë çdo gjë që dëshironim të thoshim. Po të dëgjoni me vëmendje tekstin e këngës së zgjedhur, ajo na përfaqëson krejtësisht; ‘You’re looking at the chosen one!’  Dhe përtej asaj që mund të jetë nënkuptuar, ne nuk kishim qëllim parësor që I ZGJEDHURI është Banka OTP Albania (edhe pse këtë në fakt ne e besojmë), por ajo thirrje ishte për të gjithë publikun shqiptar. Kush bashkëpunon me bankën tonë, apo ka në planet e tij të bashkëpunojë me ne, e sigurojmë që do trajtohet si I ZGJEDHURI. Qëllimi ynë me krijimin dhe përcjelljen e filmit të vogël shumë të dashur për ne, ishte thelbësisht përcjellja e mendësisë sonë, emocioneve tona dhe besimeve tona. Krijimi i një ndjesie pozitive dhe shumë optimiste dhe absolutisht motivuese!

Guximi për të bërë ndryshim! Besimi se çdo njëri nga ne mjafton të përkrahet dhe tek ne të shihet versioni ynë më i mirë dhe patjetër që çdokush nga ne mund të bëjë gjëra të mëdha, të mrekullueshme!

Cilat janë planet e Departamentit të Marketingut  për realizimin e spoteve të reja publicitare, keni një plan, një grafik kohor të nxjerrjes dhe transmetimit të tyre?

Për momentin po them vetëm që puna në konceptimin e risive të vitit ka nisur. Kemi thënë  “vazhdon….” në fund të spotit, dhe ne do vazhdojmë!  Do kemi fushata për produktet tona, ndër të cilat dy do jenë krejt të reja dhe në frymë me linjën që kemi zgjedhur.  Ne e nisëm ndryshimin! Kush mund të na ndalë…?!