Kreditë për Profesionet e Lira

Kreditë për Profesionet e Lira

Banka Societe Generale Albania mbështet të gjithë klientët e Profesioneve të Lira për të përmbushur çdo nevojë financiare të biznesit të tyre. Në varësi të planit të investimit, ju mund të zgjidhni nga gama e kredive të ofruara:

Kredi për Kapital Qarkullues :

  • OVD – linjë kredie afatshkurtër e cila financon cash flow_n e biznesit.

  • Kredi Afatshkurtër me këste – për qëllime të veçanta, e cila nuk financon cash flow_n por pagesa të faturave të ndryshme, furnitorëve etj.

  • Kredi afatmesme – për financim të kapitalit qarkullues me një kohëzgjatje më të madhe se OVD.

Kredi për Asete Fikse:

  • Kredi afatmesme dhe afatgjatë deri në 10 vjet.

  • Financim i projekteve të ndryshme për kohëzgjatje më të madhe se 10 vjet dhe për qëllime të veçanta si: ndërtime TEC/HEC.

Agro Progres:

Produktet më të reja Agro, janë të dedikuara për të gjithë fermerët të cilët synojnë të zhvillojnë aktivitetin e tyre në sektorin agro-kulturë (bujqësi ose blegtori).
  • Agro Mini, e cila është një kredi afat-shkurtër për financimin e aktivitetit të përditshëm të bujqësisë dhe/ose blegtorisë.

  • Agro Kredi, e cila është kredi afatgjatë dhe financon investime në agro si psh ndërtim serash/ferma/baxho etj, blerje makinerish pune, etj.

Për informacione më të detajuara, ju lutem shihni Kreditë tona për Individë.