Kredi për Shtepi dhe Rikonstruksion

Tek ty shohim më të mirën!

Bëhu me shtëpi ! Lëri të tjerët të merren me thashetheme !

Përfitimet nga Kredia për Shtëpi dhe Rikonstruksion

  • Këshillim profesional mbi tregun e pasurive të patundshme

  • Orientim drejt investimit më të mirë për ju

  • Përshtatje e kredisë sipas situatës suaj financiare

  • Procesim i shpejtë dhe i thjeshtë

  • Nëse keni pagën në OTP Bank ka më shumë përfitime

Më shumë për Kredinë për Shtëpi dhe Rikonstruksion

Kredi për Shtëpi
  • Shuma maksimale: deri në 500,000 Euro (jo më shumë se 80% e vlerës së shtëpisë).

  • Afati: deri në 25 vjet .

  • Monedha: LEK, EURO, USD

  • Normat e Interesit*:

LEK: 2.4% fiks për vitin e parë ; Vitet e tjera Bono Thesari + 1.50%, Min 4.0%;

LEK: 3.5% fiks për 2 vitet e para ; Vitet e tjera Bono Thesari + 1.50%, Min 4.0%;

LEK: 4.0% fiks 3 vitet e para ; Vitet e tjera Bono Thesari + 1.50%, Min 4.0%;

EUR: 1.4% fiks për vitin e parë; Vitet e tjera Libor(EUR) + 3.75%, Min 4.0%;

EUR: 2.5% fiks për 2 vitet e para; Vitet e tjera Libor(EUR) + 3.75%, Min 4.0%;

EUR: 3.0% për 3 vitet e para; Vitet e tjera Libor(EUR) + 3.75%, Min 4.0%;

EUR: 3.75% për 5 vitet e para; Vitet e tjera Libor(EUR) + 3.75%, Min 4.0%;

USD: 7.5% fiks për vitin e parë; Vitet e tjera Libor(USD) + 4.5%, Min 7.5%;

  • Mënyra e Ripagesës: principali dhe interesi paguhen me këste të barabarta mujore.

  • Penalitete: në rast vonesash në pagesën e kësteve, banka aplikon një penalitet vonese, bazuar në Kushtet e Punës në fuqi.

  • Pagesa e Parakohshme: banka pranon pagesa të pjesshme apo totale përpara maturimit të kredisë.

Kredi për Rikonstruksion Shtëpie

Karakteristikat kyesore të kredisë për rikonstruksion shtëpie janë:
  • Shuma maksimale: deri në 500,000 Euro

  • Afati: deri në 10 vjet .

  • Monedha: LEK, EURO, USD

  • Norma e Interesit:

LEK: 3.5% fiks për 2 vitet e para ; Vitet e tjera Bono Thesari + 1.50%, Min 4.0%;

LEK: 4.0% fiks për 3 vitet e para ; Vitet e tjera Bono Thesari + 1.50%, Min 4.0%;

EUR: 2.9% fiks për vitin e pare; Vitet e tjera Libor(EUR) + 3.75%, Min 4.0%;

EUR: 3.25% për 3 vitet e para; Vitet e tjera Libor(EUR) + 3.75%, Min 4.0%;

USD: 7.5% fiks për vitin e parë; Vitet e tjera Libor(USD) + 4.5%, Min 7.5%;

  • Mënyra e Ripagesës: principali dhe interesi paguhen me këste të barabarta mujore.
    Penalitete: në rast vonesash në pagesën e kësteve, banka aplikon një penalitet vonesë, bazuar në Kushtet e Punës në fuqi.

  • Pagesa e Parakohshme: banka pranon pagesa të pjesshme apo totale përpara maturimit të kredisë.

Si mund të përfitoni Kredinë për Shtëpi dhe Rikonstruksion

Dokumentat e mëposhtme kërkohen për huamarrësin kryesor dhe për bashkë-huamarrësin:
  • Vërtetim i të ardhurave (nga paga, nga qiraja, apo të dyja).

  • Dokumenta Indentifikimi (ID apo Pasaportë)

  • Dokumenta të kolateralit

Banka rezervon të drejtën të kërkojë dokumenta shtesë nëse e gjykon të nevojshme.

  • Kolaterali: banka pranon si kolateral:

– Hipotekë pasuri e paluajtshme me mbulim 130% të vlerës së kredisë

– Depozitë me mbulim 110% të vlerës së kredisë

  • Siguri të tjera:

– Kërkohet bashkë-huamarrës

  • Sigurim Jete dhe Prone në masën 110% të kredisë

Për më shumë informacion ju lutem shkarkoni këtu dokumentacionin e standartizuar parakontraktual për Kredinë për Shtëpi dhe Rikonstruksion