Kodi IBAN

Kodi IBAN

Kodi IBAN

Përfitimet nga IBAN

  • Mund të identifikoni llogaritë bankare përtej kufijve kombëtare;

  • Lehtëson procesimin automatik të pagesave;

  • Minimizon gabimet dhe ndërhyrjet manuale.

Më shumë mbi IBAN

Kodi IBAN përmban:
  • IBAN mund të përmbajë deri në 30 karaktere alfanumerike për numrin e llogarisë bankare. Gjatësia e tij vendoset nga banka që e gjeneron atë.

  • Dy shkronjat e para përfaqësojnë kodin e shtetit.

  • Dy shifrat pas tyre përfaqësojnë shifrat e kontrollit.
    IBAN në Shqipëri përbëhet nga 28 karaktere alfanumerike dhe është i ndërtuar si më poshtë :

AL47 2121 1009 0000 0002 3569 8741

Si mund ta përdorni IBAN-in?

Sapo të merrni IBAN-in nga banka juaj, mund t’ia jepni palëve të treta të cilat do të dërgojnë pará në favorin tuaj (së bashku me emrin tuaj dhe atë të bankës). Banka e tyre (banka urdhëruese) do të jetë në gjendje të konfirmojnë IBAN-in dhe të dërgojnë fondet në favorin tuaj. Nëse IBAN është i saktë, banka juaj do të kreditojë llogarinë tuaj në datën e afatit.

Si mund të përfitoni IBAN-in tuaj?

 

  • Ne rekomandojmë që ju të paraqiteni në një nga degët e bankës tonë dhe të kërkoni të pajiseni me IBAN-in tuaj.

  • Ju gjithashtu mund ta gjeni atë në dokumentat e hapjes së një llogarie të re.

  • Mund ta gjeni atë edhe në nxjerrjen e llogarisë suaj.

KUJDES!

OTP Bank nuk mban përgjegjësi për mospërputhje që vijnë nga vendosja e pasaktë e informacionit në gjeneruesin e IBAN-it. Ju lutem përdorni këtë aplikacion duke pasur parasysh rreziqet dhe vetëm nëse jeni i sigurtë në informacionin e kërkuar.

Ju lutemi bëni kujdes kur:

  • Zgjidhni degën tuaj (duhet të jetë dega ku keni hapur llogarinë tuaj);

  • Fusni numrin e llogarisë;

  • I jepni palëve të tjera IBAN-in e saktë të gjeneruar nga ky link

Ky aplikacion mund të përdoret për të gjeneruar IBAN vetëm për llogaritë e hapura në Bankën tonë. Ju mund të gjeneroni vetëm IBAN-in tuaj dhe jo IBAN të klientëve të tjerë apo të llogarive tuaja në banka të tjera.