Kodi i Sjelljes

Banka OTP Albania, si pjesë e Grupit Bankar Hungarez, OTP Bank Plc angazhohet të veprojë në përputhje me të gjitha dispozitat e parashikuara në këtë Kod Etike duke patur si kryefjalë integritetin dhe përgjegjësinë në rolin tonë si bankierë dhe përmbushjen e misionit tonë si Bankë. Synimi ynë për të qenë ndër bankat më të mira, në madhësi dhe cilësi dhe për t’u bërë banka referencë për sa i përket shërbimit, cilësisë së produkteve dhe zgjidhjeve inovative bazohet së pari në punën e kualifikuar të punonjësve tanë dhe veçanërisht sjelljes së tyre etike. »