Këshilli Drejtues

Këshilli Drejtues

Këshilli Drejtues siguron që banka ka një sistem solid të qeverisjes dhe se aktiviteti i saj operacional zhvillohet në përputhje me rregulloret përkatëse në fuqi. Këshilli Drejtues zbaton politikat dhe strategjitë e bankës në përputhje me planin e biznesit, menaxhimin e riskut dhe të buxhetit vjetor. Ai merr masat e nevojshme dhe të duhura për të siguruar integritetin e sistemit financiar dhe kontabilitetit të bankës, për ekzistencën e sistemeve të përshtatshme të auditimit veçanërisht në lidhje me menaxhimin e riskut, sistemin operacional dhe financiar të bankës, si dhe sigurimin e pajtueshmerisë me ligjin dhe praktikat më të mira në sistemin bankar.

Këshilli Drejtues

Péter Bese

Kryetar i Keshillit Drejtues

Arpad Sranko

Nen Kryetar i Keshillit Drejtues

Jitka Pantuckova

Anetar i Keshillit Drejtues

Janos Veres

Anetar i Keshillit Drejtues

Tunde Soos

Anetar i Keshillit Drejtues

Adrian Civici

Anetar i Keshillit Drejtues

Aleksander Xhuvani

Anetar i Keshillit Drejtues

X

Z.Peter Bese

Kryetar i Këshillit Drejtues

Z. Peter Bese, shtetas Hungarez, ka një Diplomë Master në Ekonomi në Drejtimin e Tregjeve të Kapitalit dhe Financimit të Korporatave nga Universiteti Corvinus i Budapestit. Z. Bese është Drejtor i Departamentit të Koordinimit të Degëve Konsumatore të OTP Group, Hungari. Ai gjithashtu është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i JSC OTP Bank, Ukrainë; anëtar i Këshillit Mbikqyrës i Expressbank, Bullgari dhe në Mars 2019 është emëruar edhe kryetar i Këshillit Drejtues i Bankës OTP Albania. Z. Bese e ka filluar karrierën e tij si një konsulet financiar dhe më pas është rritur profesionalisht duke u orientuar në sektorin bankar. Pozicioni i tij i parë në Grupin OTP ka qënë në rolin drejtues të Grupit Retail pasuar me disa vite solide drejtimi brenda Grupit dhe duke manaxhuar në mënyrë efektive burimet e ekipit të tij për t’u rritur më tej dhe për të arritur rezultatet e dëshiruara. Z. Bese ka thelluar njohuritë për praktikat e manaxhimit të biznesit dhe ka zhvilluar ekspertizë në fushën e bankingut me pakicë në tetë tregje të rajonit të Europës Qëndrore dhe Lindore, si Bullgaria, Sllovakia, Rumania, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Ukraina dhe Rusia. Z. Bese ka disa vite eksperiencë nga Këshilli Mbikëqyres dhe nga Këshilli Drejtues i OTP-së në Sllovaki, OTP Rusi dhe OTP Ukrainë, Vojvodjanska Banka dhe OTP Bank Hrvatska, Zadar. Integriteti i tij është në përputhje me të gjitha ligjet dhe kodin e etikës së Grupit.

X

Arpad Srankó

Zv. Kryetar i Këshillit Drejtues

Z. Arpad Sranko, shtetas Hungarez, është i diplomuar nga Universiteti i Shkencave Ekonomike dhe Admistrimit Publik të Budapestit, Fakulteti i Ekonomisë dhe ka përfunduar studimet në drejtimin special parësor “Politika Ekonomike” dhe drejtim special dytësor “Internet”. Z. Sranko ka një karrierë 14 vjeçare në sektorin bankar që fillon në vitet 2005, përpara krizës financiare. Ai ka ndjekur dhe ka marrë pjesë nga afër në ndryshimet thelbesore që kanë ndodhur në industrinë bankare. Z. Sranko është rritur profesionalisht ndër vite dhe sot ai mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Strategjisë, Planifikimit dhe Analizës së Filialeve të Huaja, në OTP Bank Plc. Aktiviteti i tij mbulon operacionet kryesisht të fokusuara në industrinë bankare në 10 shtete anëtare të Grupit OTP, në Rajonin Qëndror, Lindor dhe Juglindor të Europës dhe në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura. Z. Srankó ka fituar njohuri të paçmueshme për operacionet bankare, duke u fokusuar kryesisht në: performancën financiare, aktivitetin e biznesit dhe ecurinë e shitjeve, përfitueshmërinë e produktit dhe të linjes së biznesit si dhe në kontrollin e kostos. Z. Srankó ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OTP Banka Hrvatska dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të OTP Building Society Ltd në Hungari. Së fundmi, ne Mars 2019, ai ëshë emëruar Kryetar i Komitetit të Kontrollit dhe Zv. Kryetar i Këshillit Drejtues të OTP Bank Albania.

X

Jitka Pantucková

Anëtare e Këshillit Drejtues

Znj. Jitka Pantucková është shtetase çeke, diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare nga Shkolla e Ekonomisë në Pragë (Republika Çeke) dhe ka një PhD nga Instituti i Ekonomisë të Akademisë Çekosllovake të Shkencave (Republika Çeke). Znj Pantuckova e filloi karrierën e saj në vitin 1973 si redaktore në Agjencinë e Shtypit Çekosllovak. Në Mars të vitit 1991, ajo u propozua Drejtore e Departamentit të Territorit të Investiční a Poštovní banka, a.s (IPB). Në Tetor 1992 ajo u emërua Drejtore e Departamentit të Bankave Korrespondente dhe të Biznesit Ndërkombëtar. Në Qershor të vitit 1998 ajo u caktua Drejtore e ekipit të veçantë të IPB-së për Euro dhe BE-në. Në Qershor të vitit 2000 IPB, A.Ş. kaloi nën sipërmarrjen e ČSOB, a.s. dhe Znj Pantuckova u emërua Drejtore e Ekipit të veçantë të projektit të CSOB-së për Euro dhe BE-në. Ajo ishte Drejtore Ekzekutive dhe Anëtare e Komitetit Drejtues përgjegjëse për Operacionet pranë Komercni Banka, a.s. nga viti 2002 deri në vitin 2009. Në Prill 2004 ajo u përzgjodh si "Menaxheri i Vitit 2003" në Republikën Çeke. Nga muaji Janar 2010 deri në muajin Janar të vitit 2015, ajo ka qenë anëtare e Ohridska Banka, Societe Generale AD në Ohër dhe Presidente e Këshillit Drejtues. Ndërsa nga Qershori 2010 deri në Janar 2015, ajo ka kryesuar Komitetin e Kontrollit të Bankës Societe Generale Montenegro. Nga muaji Korrik 2015 deri në Mars 2019, ajo ka qenë kryetare e Këshillit Drejtues të Bankës Societe Generale Albania dhe nga muaji Shtator 2015 deri në Mars 2019 ajo ka kryesuar gjithashtu edhe Komitetin e Kontrollit. Znj. Pantuckova vazhdon të japë kontributin e saj si anëtare në Këshillin Drejtues dhe në Komitetin e Kontrollit të Bankës OTP Albania.

X

Dr. Tunde Soós

Anëtar i Këshillit Drejtues

Dr. Tunde Soós, shtetase Hungareze, është e diplomuar në Universitetin e Eötvös Loránd, Fakulteti i Shtetit dhe Ligjit (Hungari) si avokate. Më pas ajo ka ndjekur studimet master në Universitetin Corvinus të Budapestit, Fakulteti i Shkencave Ekonomike, ku është specializuar në fushën Ekonomike dhe përgjatë viteve 2014-2016, ajo është e specializuar si avokate në Tregjet e kapitalit dhe në Ligjin Bankar në Fakultetin Juridik dhe Shkencave Politike, Universiteti Katolik Pázmány Péter. Dr. Soos e ka filluar karrierën në sektorin bankar si konsulente ligjore në Grupin OTP në Budapest duke dhënë vazhdimisht opinone dhe propozime në zgjidhjen e çështjeve ligjore që lindin gjatë operacioneve të rregullta për zhvillimin e pasurive të paluajtshme. Aktualisht, Dr. Soos është Drejtoreshë në Njësinë Financiare Retail të OTP Bank Plc dhe është përgjegjëse në sigurimin e përputhshmërisë ligjore të Kushteve të Përgjithshme të biznesit të bankës dhe të Rregullave të biznesit. Ajo është gjithashtu përgjegjëse mbi përputhshmërine ligjore të kontratave individuale apo të dokumentave të tjerë të ngjashëm. Dr. Soos ka njohjuri të thelluara në përputhshmerinë ligjore në sektorin bankar bazuar në përvojën e saj shumë vjeçare në njësinë ligjore të Grupit OPT dhe ka trajtuar riskun reputacional dhe ligjor të bankave dhe kompanive të tjera që janë pjesë e Grupit OTP. Nga Mars 2019, ajo është anëtare e Këshillit Drejtues i Bankës OTP Albania SHA.

X

Dr Janos Veres

Anëtar i Këshillit Drejtues

Dr. Janos Veres, një shtetas Hungarez, është diplomuar në Inxhinieri në Fakultetin e Shkencave Bujqësore të Universitetit të Debrecenit (Hungari) dhe ka kryer studimet e doktoraturës për Ekonomi në Universitetin Karl Marx, Budapest (Hungari). Dr. Veres ka një përvojë 32 vjeçare në sektorët publikë dhe privatë. Nga viti 1997 deri ne vitin 2002, Dr. Veres ka qenë Kryetar i Dhomës së Tregtisë për rajonin Szabolcs-Szatmár-Bereg. Ai ka qenë një anëtar i zgjedhur i Asamblesë Kombëtare/Parlamentit të Hungarisë (1994-2014) dhe përgjatë viteve Dr. Veres ka zhvilluar një karrierë në politikë ku ia vlen të përmenden pozicionet si: Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Financave (2003-2004), Sekretari i Shtetit në Zyrën e Kryeministrit (2004-2005) dhe Ministrër i Financave (2005-2009). Në pozicionin e tij si Ministër, Dr. Veres ka qenë përgjegjës për çështjet rregullatore, mbikëqyrëse dhe monitoruese të sektorit bankar dhe të institucioneve të tjera financiare, për çështjet e taksimit të ekonomisë, për të gjithë fushën e buxhetit dhe manaxhimit të aseteve shtetërore. Ai gjithashtu përgatiti dhe zbatoi një skemë të suksesshme për të manaxhuar ndikimet e krizës financiare të vitit 2008. Dr. Janos Veres është zgjedhur Kryebashkiak i vendlindjes së tij, Nyírbátor (2002 - 2003) dhe tani vazhdon të japë kontributin e tij të vyer në Këshillin Bashkiak të Nyirbatorit. Sa lidhur me karrierën e tij akademike, në vitin 2009 Dr. Veres ka qenë Docent në Universitetin e Debrecen dhe është autor i shumë botimeve në fushën financiare dhe ekonomike për Universitetet Hungareze dhe të huaja. Duke filluar nga Mars, 2019 Dr. Veres është anëtar i Këshillit Drejtues i Bankës OTP Albania.

X

Mr. Adrian Civici

Anetar i Keshillit Drejtues

Z. Adrian Civici, shtetas shqiptar, ka diplomë dhe Master në Ekonomi Bujqësore nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, në Shqipëri, një Ph.D. në Administrim Biznesi nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, në Shqipëri, dhe Ph.D. në Ekonomi nga ENSA.M (Instituti Kombëtar i Arsimit të Lartë në Shkencat Bujqësore të Montpellier, Francë). Ai ka kryer studimet e tij postdoktorale në vitin 1995. Në vitin 2009, Z. Civici ka marrë titullin Ordre des Palmes Académiques nga Akademia Franceze e Shkencave në Francë, ndërsa në vitin 2011 ka marrë titullin shkencor "Profesor në Shkencat Ekonomike "nga Universiteti i Tiranës, Shqipëri. Z. Civici e filloi karrierën e tij në vitin 1983 si një ekonomist agrar në një fermë shtetërore bujqësore. Në vitin 1984, ai mori postin e lektorit dhe kërkuesit në Departamentin e "Administrimit dhe organizimit" në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Shqipëri. Nga viti 1992 deri në vitin 1994 mbajti postin e Zëvendësdekanit të Fakultetit të Bujqësisë në Tiranë. Në vitin 1998 u emërua Këshilltar i Ministrit të Financave dhe Kryetar i "Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm", në Tiranë, Shqipëri. Nga viti 2002 deri në vitin 2006, Z. Civici mbajti postin e Drejtorit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim Socio-Ekonomik në Ministrinë e Financave, Shqipëri. Më vonë, nga viti 2005 deri në vitin 2014, ai u zgjodh Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Në vitin 2007 u emërua Dekan i Universitetit Europian të Tiranës, Shqipëri dhe në vitin 2011 Drejtor i Shkollës Doktorale. Që nga viti 2014, Z. Civici është emëruar staf kyç i katedrës europiane Jean Monnet (Shqipëria drejt BE-së dhe Zhvillimit Rajonal "ALEURD") dhe President i Universitetit Europian të Tiranës, Shqipëri. Z. Adrian Civici ka botuar libra të shumtë, artikuj shkencorë, hulumtime kërkimore dhe studime në shtypin kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe në revista shkencore ndërkombëtare.

X

Aleksandër Xhuvani

Anetar i Keshillit Drejtues

Z. Aleksandër Xhuvani është diplomuar për herë të parë në Inxhinieri Elektrike për Industri, në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin e Tiranës (Shqipëri), pastaj u diplomua përsëri në Inxhinieri për Elektronikë Industriale dhe DEA (Diplôme d'Etudes Approfondies) në fushën e Inxhinierisë Elektrike në ENSEEIHT (Ecole Nationale Supérieure d'Electrotechnique, d'Electronique, Informatique et d'Hydraulique de Toulouse) në Francë. Më vonë ai mori gradën shkencore "Doktor" nga Instituti Politeknik Kombëtar i Toulouse dhe kohët e fundit është diplomuar me Master në Administrim Biznes pranë Universitetit Montesquieu-Bordeaux IV, në Francë. Z. Xhuvani e filloi karrierën e tij shkencore në Shtator të vitit 1985 si studiues pranë LEEI (Laborator i Elekroteknikës dhe Elektronikës Industriale) të ENSEEIHT. Nga muaji Nëntor 1989 deri në Janar 1992 mbajti postin e Pedagogut në Fakultetin e Inxhinierisë pranë Universitetit të Tiranës. Nga muaji Janari 1992 deri në Janar 2008 u emërua Drejtor për Marrëdhëniet me Jashtë pranë Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) dhe mbajti postin e Profesor me kohë të plotë pranë Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike. Që nga Janari i vitit 2008, Z. Aleksandër Xhuvani mban postin e Profesorit me kohë të plotë në Departamentin e Shkencave Kompjuterike pranë Fakultetit të Teknologjisë Informative të UPT. Ai është anëtar i Këshillit Shtetëror Shqiptar për Arsimin e Lartë dhe Shkencën, Anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave dhe që nga viti 1998 mban postin e drejtorit të "Institut Français de Gestion" në Tiranës pranë UPT.

X

Aleksandër Xhuvani

Anetar i Keshillit Drejtues

Z. Aleksandër Xhuvani është diplomuar për herë të parë në Inxhinieri Elektrike për Industri, në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin e Tiranës (Shqipëri), pastaj u diplomua përsëri në Inxhinieri për Elektronikë Industriale dhe DEA (Diplôme d'Etudes Approfondies) në fushën e Inxhinierisë Elektrike në ENSEEIHT (Ecole Nationale Supérieure d'Electrotechnique, d'Electronique, Informatique et d'Hydraulique de Toulouse) në Francë. Më vonë ai mori gradën shkencore "Doktor" nga Instituti Politeknik Kombëtar i Toulouse dhe kohët e fundit është diplomuar me Master në Administrim Biznes pranë Universitetit Montesquieu-Bordeaux IV, në Francë. Z. Xhuvani e filloi karrierën e tij shkencore në Shtator të vitit 1985 si studiues pranë LEEI (Laborator i Elekroteknikës dhe Elektronikës Industriale) të ENSEEIHT. Nga muaji Nëntor 1989 deri në Janar 1992 mbajti postin e Pedagogut në Fakultetin e Inxhinierisë pranë Universitetit të Tiranës. Nga muaji Janari 1992 deri në Janar 2008 u emërua Drejtor për Marrëdhëniet me Jashtë pranë Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) dhe mbajti postin e Profesor me kohë të plotë pranë Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike. Që nga Janari i vitit 2008, Z. Aleksandër Xhuvani mban postin e Profesorit me kohë të plotë në Departamentin e Shkencave Kompjuterike pranë Fakultetit të Teknologjisë Informative të UPT. Ai është anëtar i Këshillit Shtetëror Shqiptar për Arsimin e Lartë dhe Shkencën, Anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave dhe që nga viti 1998 mban postin e drejtorit të "Institut Français de Gestion" në Tiranës pranë UPT.