Karriera

Karriera

home_wallet_slider_pic

Vende Vakante

Banka Societe Generale Albania sh.a, është një mundësi e mirë punësimi dhe i kushton vëmendje të veçantë politikave të zhvillimit dhe kompensimit të stafit. Aktualisht ju njoftojmë për pozicionet e mëposhtme: 
Silver_705x266px

Pse të zgjedh SGAL

Shpirti i skuadrës , vlera jonë më e madhe , shkon përtej mënyrës se si ne punojmë së bashku. Ajo ka të bëjë me formimin e marrëdhënieve të qëndrueshme , të bazuara në respekt dhe besim. Të ndërtojmë së bashku shpirtin e skuadres  ka të bëjë me kënaqësinë që vjen  nga të mësuarit dhe të mbështeturit e njëri-tjetrit, sepse lidhja më e rëndësishme që ne kemi është ajo që ndërtojmë me punonjësit tanë.
Profesionalizmi dhe Inovacioni së bashku me Shpirtin e Skuadrës përbëjnë vlerat themelore të bankës. Këto vlera, të shfaqura nga të gjithë kolegët, ushqejnë një ambjent i cili kombinon ekspertizën e thellë me dëshirën e vazhdueshme për t’i paraprirë kërkesave të klientëve dhe ndryshimeve të tregut.
1. Bashkohu me një skuadër të talentuar

Nëse ju bashkoheni me stafin e Societe Generale Albania, ju bashkoheni me  një ekip njerëzish  shumë të dedikuar të cilët janë drejtuar drejt përsosmërisë dhe njohuritë e të cilëve i dedikohen gjithnjë e më shumë një shërbimi sa më të mirë për klientët tanë. Ne punojmë shumë për të tërhequr dhe mbajtur njerëz të talentuar dhe nga backgrounde të ndryshme. Më pas ne i ndihmojmë ata të integrohen me sukses dhe pa probleme me kompaninë.

2. Ndërto të ardhmen dhe zhvillohu

Ne duam që ju të zhvilloheni për të përvetësuar praktikat më të mira të industrisë bankare ndaj dhe ju japim mundësi për të zhvilluar karrierën dhe aftësitë tuaja.

Ne investojmë në trajnime per aftësitë në punë, aftësitë teknike dhe aftësitë manaxheriale në përputhje me vlerat kryesore të bankës (shpirti i skuadrës, inovacioni, pergjegjshmëria dhe përkushtimi).

3. Përfito shpërblimet

Si pjesë e skuadrës së Societe Generale ju do te shpërbleheni per performancën dhe përkushtimin, individualisht dhe si pjesë e skuadrës.

Pagesa përfshin një rrogë fikse, një shpërblim të bazuar tek performanca juaj si dhe benefite të tjera.

Banking Business Account Finance Economy Concept

Proçesi i Rekrutimit

Në Bankën Societe Generale Albania, aftësitë dhe motivimi juaj janë ato që kanë më shumë rëndësi.
Proçesi ynë i rekrutimit zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme për çdo pozicion ne banke  dhe vlen për të gjithë aplikuesit qofshin ata studentë, të diplomuar ose profesionistë.
Banka Societe Generale Albania siguron kanditatët që të dhenat personale të tyre do të përdoren vetëm për qëllime që lidhen ngushtësisht me proçesin e rekrutimit.
Hapi 1 – Aplikimi

Aplikoni në faqen tonë të internetit ose dërgoni  CV në adresën e

e-mail sgal.humanresources@socgen.com:

Maksimizoni mundësite tuaja për t’u përzgjedhur duke aplikuar për pozicionet e listuara në faqen tonë të internetit.
Çdo pozicion i listuar përshkruan detyrat dhe kërkesat kryesore të pozicionit si edhe aftesitë e nevojshme që duhet të keni.  Mos hezitoni të konsultoheni me Departamentim e Burimeve Njerezore dhe Trajnimeve për më shumë informacion.

Hapi 2 – Shortlist

Personat përgjegjës për procesin e rekrutimit analizojnë aplikimin tuaj për të parë se sa mirë përshtatet  ai me kërkesat e pozicionit. Në disa raste stafi ynë mund t’ju kontaktojë për të marre më shumë informacion.

Hapi 3 – Përzgjedhja

Vetëm nëse ju jeni shortlistuar, ne do t’ju ftojmë për të bërë një seri intervistash me Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve si dhe me menaxherët përkatës. Intervista e parë ka të bëjë me kompetencat sjellore dhe arsyet se pse dëshironi të bashkoheni me Bankën Societe Generale Albania. Intervista e dytë vlerëson aftesitë tuaja teknike, bazuar në kërkesat e pozicionit. Në disa raste mund tju kërkohet t’i nënshtroheni edhe ndonjë testi.

Hapi 4 – Punësimi

Nëse jeni përzgjedhur për pozicionin, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve do ju kontaktojë për të mbyllur kontratën e punësimit.

home_wallet_slider_pic.png

Programi i Praktikës

Këtu në Societe Generale Albania ne po kërkojmë liderët e ardhshëm të Industrisë Bankare, studentë të përkushtuar të cilët kanë dëshirë të jenë pjesë e skuadrës dhe pëlqejnë idetë e reja. Kjo është arsyeja pse ofrojmë mundësi praktike për studentët dhe të diplomuarit.
Programi ynë i praktikës është një mundësi për të çuar karrierën tuaj në hapin tjetër, nëpërmjet pëvojës së fituar, trajnimit të aftësive dhe zgjerimit të rrjetit profesional.
Gjatë praktikës ju do të punoni me profesionistë dhe do të merrni njohuritë e duhura për të qenë pjesë e vlefshme e kompanisë tonë.
Praktika jonë është një mundësi e mirë qe ju të viheni në rolin e një profesionisti me kohë të plotë. Gjithashtu është një eksperiencë shumë e mirë e cila mund të kthehet në një mundësi reale punësimi.
Çfarë ju nevojitet:

Për tu përfshirë në programin tonë të praktikës ju duhet:

1.  Të mbartni vlerat tona

2.  Të jeni kuriozë nga ana intelektuale

3.  Të jeni proaktivë dhe inovativë

4.  Të keni aftësi të mira ndërpersonale

5.  Të keni standarte të larta sjellje

6.  Të jeni të vetëmotivuar, të keni besim në vetvete

7.  Të këni aftësi të mira artikulimi

8.  Të keni njohuri të mira të gjuhës Angleze

Nëse jeni të interesuar te bëheni pjesë e programit tonë të praktikës ju lutem na dërgoni cv-në dhe listën tuaj të notave në adresën: sgal.humanresources@socgen.com