Frequently Asked Questions (FAQ)

Banka OTP, 3D secure

Shërbimi 3D secure është një funksionalitet sigurie, i lançuar së fundmi për blerjet në internet, nëpërmjet kartave Visa International. Kodi një përdorimësh OTP, i mbron kartat tuaja nga çdo përdorim i paautorizuar gjatë kryerjes së blerjeve online.

Ky shërbim është i vlefshëm vetëm për faqet e internetit që janë të autorizuara të përdorin shërbimin 3D Secure.

Kodi OTP është një kod numerik, i vlefshëm dhe unik për çdo transaksion, gjatë blerjeve online. Ky kod do t’ju dërgohet në numrin tuaj të celularit të regjistruar në Bankën OTP Albania në momentin e hapjes së llogarisë. Kodi një përdorimësh skadon brenda 60 sekondash (1 minute).

Qëllimi ynë është të krijojmë një balancë ndërmjet komoditetit të përdorimit të kartës për blerje në internet dhe sigurisë së saj. Për këtë qëllim kemi shtuar një nivel më të lartë sigurie në mënyrë që llogaria juaj bankare të jetë sa më e sigurt.

Ju nuk keni nevojë të regjistroheni apo të kërkoni shërbimin 3D secure. Kodi do t’ju dërgohet automatikisht në numrin tuaj të telefonit që keni regjistruar në Bankën OTP Albania në momentin që jeni duke kryer një blerje online. Është shumë e rëndësishme, që numri juaj në sistemin e Bankës OTP Albania të jetë i saktë.

Kodi njëpërdorimesh mund të dërgohet si në numrat kombëtarë ashtu edhe në ata ndërkombëtarë, të cilët janë regjistruar në sistemin e Bankës OTP Albania.

Po, ne do t’ju dërgojmë kodin në numrin qe ju keni të regjistruar në sistemin e Bankës OTP Albania. Ndërkohë që ju ndodheni jashtë dhe jeni duke përdorur një operator të huaj, ju lutem sigurohuni që telefoni juaj është në gjendje të marrë SMS ndërkombëtare, në mënyrë që edhe ju të merrni kodin tuaj.

Jo. Ky shërbim ofrohet nga Banka OTP Albania për të rritur nivelin e sigurisë tuaj dhe është pa pagese.

Kodi njëpërdorimësh nevojitet vetëm kur jeni duke blerë nga faqet e internetit që ofrojnë opsionin e 3D secure.

Kodi njëpërdorimësh nuk dërgohet për çdo tip blerje në internet, nëse ajo nuk klasifikohet me risk.

Këtë mund ta dalloni vetëm nëse faqja nga e cila jeni duke kryer blerjen ka të shfaqur logon 3DS të certifikuar nga VISA (VbV).

Kur përdorni kartën tuaj të kreditit/debitit për të kryer një blerje në një faqe interneti që ofron opsionin 3D Secure, në ekran do t’ju shfaqet një mesazh i cili ju kërkon të vendosni kodin OTP. Ky kod do t’ju dërgohet në kohë reale nëpërmjet një SMS në numrin tuaj të telefonit, të regjistruar në sistemin e Bankës OTP Albania. Ju duhet të vendosni kodin e dërguar me SMS në faqen që ju është shfaqur në ekran dhe të klikoni mbi butonin “Submit”.

Po. Ju jeni në gjendje të blini online nga të gjitha faqet e internetit në të cilat nuk shfaqet logo e 3DS. Nëse dëshironi të kryeni një blerje në një faqe interneti, në të cilën shfaqet logo 3DS, është e nevojshme që të regjistroni numrin tuaj pranë degës më të afërt të Bankës OTP Albania. Nëse numri i regjistruar pranë Bankës OTP Albania nuk rezulton të jetë i saktë, blerja online do të realizohet pa shërbimin 3D secure.

Nëse ju vendosni gabimisht një kod të ndryshem nga ai që ju është dërguar në numrin tuaj të telefonit, ju do të lajmëroheni që të vendosni kodin e saktë. Nëse e vendosni deri në 3 herë kodin gabim, atëherë blerja nuk mund të kryhet. Në këtë rast, ju duhet të rifilloni procesin e blerjes nga e para.

Jo. Ky kod mund të përdoret vetëm për transaksionin për të cilin është dërguar. Nëse ky kod është përdorur për të kryer një blerje, ai nuk mund të përdoret për blerje të tjera.

Nëse ju nuk e merrni kodin në telefonin tuaj, ju mund të kërkoni që t’ju ridërgohet kodi duke klikuar mbi butonin “Ridërgo OTP”/Resend OTP, që do t’ju shfaqet në ekran gjatë blerjes online. Megjithatë, ridërgimi i kodit OTP mund të vonohet për shkak të problematikave të cilat nuk janë në përgjegjësinë e bankës, duke qenë se dërgimi i tij varet nga operatori i telefonisë celulare.

Kodi OTP është i vlefshëm për 60 seconda (1 minutë).

Po.  Kodi OTP do të dërgohet nëpërmjet një SMS-je tek numri i celularit të përdoruesit tjetër sapo ky numër të jetë regjistruar në sistemin e Bankës.

Nëse ju merrni një kod OTP dhe as ju apo përdoruesi i kartës dytësore nuk jeni duke kryer një blerje në faqen e internetit dhe në shumën e përcaktuar në SMS që ju është dërguar, ju lutem kontaktoni menjëherë Qendrën e Shëbimit të Cilësisë në numrat 0800 48 48 , +355 (0)68 40 12121 ose +355 (0)69 40 12121.