Financimi i Projektit

Financimi i Projektit

Financimi i Projektit përfshin financimin e infrastrukturës afatgjatë, projekte industriale, si dhe shërbime publike mbi një bazë të kufizuar ose jo. Ripagesa e borxhit të projektit mbështetet në fluksin e parasë që rezulton nga asetet e projektit.

  • Projekte tipike të financuara sipas kësaj strukture përfshijnë prodhimin e energjisë, naftës & gazit, tubacioneve, aeroporteve, terminaleve detare, të gjitha tipet e infrastruktures përfshi shërbimet publike dhe skemat e Partneritetit Publik – Privat (PPP), të gjitha tipet e zhvillimeve në pasuritë e patundshme, etj.
  • Pas një strukture financimi projektesh, sipas këndvështrimit të investitorëve privatë, qëndron synimi për të minimizuar risqet me të cilat përballen aksionerët, manaxhimi/ndarja e riskut në vendin perkatës, ruajtja e kapaciteteve të marrjes së borxhit jashtë bilancit, diversifikimi, mundësia për huamarrje afat-gjatë si dhe përmirësimi i profilit të riskut.
  • Këto projekte janë transaksione shumë komplekse që përfshijnë një numër të madh palësh të interesuara dhe një sërë risqesh. Strukturimi dhe financimi i duhur, nga njëra anë duhet të plotësojë kushtet bazë të projektit dhe nga ana tjetër duhet të marrë në konsideratë të gjitha risqet dhe duhet t’i shpërndajë ato ndërmjet palëve që janë më të përgatitura për t’i administruar.
  • Societe Generale Albania mund të financojë projekte në një numër të madh sektorësh me fokus të veçantë energjinë, infrastrukturën dhe pasuritë e patundshme. Stafi i Societe Generale Albania do të hartojë shërbime sipas nevojave dhe kërkesave tuaja specifike. Gjithashtu, ne do të vazhdojmë t’u qëndrojmë pranë klienteve tanë gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit dhe do t’i ndihmojmë ata gjatë zbatimit të tij.