Depozita New Generation

Depozita New Generation

Përfitimet tuaja nëse zgjidhni New Generation

  • Kjo depozitë është e shoqëruar dhe nga një kartë debiti Maestro e cila është në emër të adoleshentit.

  • Nëpërmjet kartës ai do të mund të bëjë tërheqje në çdo Bankomat dhe blerje në çdo POS brenda dhe jashtë Shqipërisë.

  • Ju si prindër keni kontroll të plotë mbi depozitën duke depozituar ose terhequr fonde sa herë t’ju nevojiten.

  • Banka i ofron mundësi prindit të lidhë depozitën New Generation me shërbimin SMS Banking dhe të njoftohet për çdo veprim që fëmija kryen në depozitë duke përdorur kartën e debitit.

Më shumë mbi Depozitën New Generation

  • Shuma minimale e kërkuar: 1,000 ALL;

  • Shuma maksimale: Nuk aplikohet kushti i shumës maksimale;

  • Maturimi: Afati maksimal i kësaj depozite është derisa mbajtësi i saj të mbushë moshën 18 vjeç. Afati i maturimit varion në varësi të moshës së titullarit në momentin e hapjes së kësaj depozite nga prindërit ose përfaqësuesit ligjorë;

  • Monedha: Kjo depozitë mund të hapet vetëm në monedhën LEK;

  • Interesi i përfituar: Do të kreditohet në llogarinë e klientit në fund të çdo viti.

Depozitat e klientëve individë, tregtarë dhe shoqëri tregtare në OTP Bank sigurohen deri në shumën 2,500,000 Lekë (dymilionepesëqindmijë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave – http://asd.gov.al

Si mund të përfitoni Depozitën New Generation

Dokumentat që kërkohen për çeljen e një depozite New Generation:
  • Dokumentat e kërkuara për titullarin (adoleshentin)

– Pasaportë ose Kartë Identiteti

  • Dokumentat e kërkuara për prindin:

– Pasaportë ose Kartë identiteti

  • Dokument shtesë i kërkuar përfaqësuesit ligjor (jo prindërve):

– Vendim nga Gjykata e Rrethit për marrjen e kujdestarisë mbi fëmijën.