Dhurimi i Gjakut

Dhurimi i Gjakut

Banka otp, pagesa, fatura, IBAN, obligacione thesari, kembim valutor,

Ne jemi këtu… për jetën – iniciativë kjo, e ndërmarrë nga punonjësit e Banka OTP Albania për të dhuruar gjak. Disa punonjës të bankës u treguan të gatshëm të kontribuojnë për të përmirësuar jetën e qindra fëmijëve e personave të tjerë që vuajnë nga Talasemia, por edhe pacientëve që kanë nevoja urgjente për transfuzione gjaku.

10 minuta mjaftojnë për të shpëtuar 3 jetë!

Përse 10 minuta? – Kaq kohë ju duhet për të dhuruar një njësi ose 400 – 450 mililitra gjak

Përse 3 jetë? – Sepse në një njësi gjak që ju dhuroni ju shpëtoni 3 jetë nëpërmjet ndarjes së tij në komponentë dhe produkte të tij si rruaza të kuqe, plazëm dhe trombocite.

Gjaku është jetik. Gjaku nuk mjafton kurrë. Ai kërkohet në çdo kohë për përdorim të menjëhershëm. Në vendin tonë nevojat për gjak janë rreth 30.000 njësi gjak në vit ndërkohë që mblidhen rreth 20.000 njësi. Bëj dhuratën që nuk kushton asgjë. Dhuro gjak!