Benefitet

Në OTP Bank, ne investojmë në punonjësit tanë duke ofruar mundësi për avancim, paga konkurruese, programe motivuese dhe një paketë përfitimesh të shkëlqyer.

Kur bashkoheni me Bankën, ju bashkoheni me një kulturë mbështetjeje. Pagat konkurruese, shpërblimet në bazë të performancës, si dhe lehtësirat në kredimarrje dhe kursime janë një pjesë e rëndësishme e ofrimit të përfitimeve të njerëzve tanë dhe sigurisë, duke u mundësuar atyre që të jenë më të mirët – brenda dhe jashtë punës.

Ne e dimë se balancimi midis punës dhe familjes mund të jetë tepër sfidues. Ne gjithashtu e dimë se sa e rëndësishme është gjetja e balancit të duhur për punonjësit tanë. Kjo është arsyeja pse ne përpiqemi t’i sigurojmë punonjësve tanë një shumëllojshmëri të mundësive të punës për t’iu përshtatur nevojave të tyre jetësore sot, nesër, dhe në të ardhmen.