Ankand

Banka OTP Albania organizon Ankand me Çmim Minimal për shitjen e pronës Hotel “GRAND” me vendodhje në KRUJË.

Banka do të ofrojë si mundësi unike vëtëm për këtë Ankand një ulje te çmimit të shitjes në masën 60% për këtë pronë. Çmimi minimal për të filluar Ankandin është vlera 199,000 Euro.

Jeni të ftuar që të merrni pjesë në këtë event që do të organizohet në Tiranë, më datë 11 Shtator 2019, tek Hotel Mak Albania (ish Sheraton), në orën 14.00 deri në orën 16.00.

Pjesëmarrja në këtë Ankand realizohet pasi të keni paguar tarifën e pjesëmarrjes në vlerën 2,000 EUR dhe të keni paraqitur dokumentacion në lidhje me burimin e të ardhurave me të cilat do të blihet prona.

Për ata që nuk e kanë të mundur që të paraqiten personalisht në Ankand ekziston mundësia e pjesëmarrjes online dhe rrjedhimisht mundësia për të ofertuar për blerjen e pronës sipas mënyrave të mëposhtme:

  • 1. Pjesëmarrja online nëpemjet dërgimit te SMS-ve ne rrjetin WhatsApp, Viber tek numri i autorizuar i Bankës.

  • Dërgimi i ofertës financiare nëpërmjet postës në zarf të mbyllur deri më datë 10 Shtator 2019, në adresë të zyrës së Protokollit të Bankës.

Ky Ankand nuk organizohet sipas procedurave të Zyrave Përmbarimore por është një iniciativë ekskluzivisht e Bankës OTP Albania. Pas këtij Ankandi nuk do të këtë raund të dytë për dërgimin e ofertave të blerjes.

Rregjistrimi për në Ankand realizohet pasi të jetë paguar tarifa për pjesëmarrjen dhe të jetë paraqitur dokumentacioni në lidhje me burimin e të ardhurave me të cilat do të blihet prona.

I gjithë informacioni për pronën do të publikohet nga Banka në platformën e dedikuar për shitjen e Aseteve sipas linkut të mëposhtëm:

https://otpbank.al/prona

Për çdo sqarim të mëtejshëm mund të kontaktoni me Departamentin e Burime Materiale / Shitja e Aseteve NPL si mëposhtë:

OTP Bank Albania

Operation Division / General Resources Department

Email: prona.al@otpbank.al

Web site:https://otpbank.al/prona/

Tel.: 068 40 29 402