Agro Progres

kredia agro progres

Kredia Agro Progres

Njerëz! Përkushtim! Natyrë!

1. Agro Mini, kredi afatshkurtër që ofrohet për financim të ushtrimit të aktivitetit bujqësor; dhe

2. Agro Kredi, kredi afatgjatë që ofrohet për financim blerje pajisjesh bujqësore dhe investime në sera, stalla etj.

Përfitimet nga Kredia Agro Progres

  • Mundësi shumë e mirë për ju si fermer apo investitor, me qëllim zhvillimin dhe zgjerimin e aktivitetit tuaj agrar.

  • Mundësi për të ripaguar kredinë me këste të çrregullta duke u bazuar në ciklin e prodhimit.

  • Nuk kërkohet kolateral për Agro Mini; ndërkohë që duke ofruar tokën bujqësore si kolateral, fermerët mund të përfitojnë një shumë më të madhe kredie.

  • Lehtësira në dokumentacionin e kërkuar: nuk është e detyrueshme paraqitja e liçenses së fermerit.

Më shumë mbi Kredinë Agro Progres

Agro Mini
  • Shuma minimale: 50,000 Lek

  • Shuma maksimale: 1,000,000 Lek

  • Monedha: LEK

  • Afati: kohëzgjatja maksimale është 84 muaj.

  • Interes i ndryshueshëm në varësi të kohëzgjatjes së kredisë :

0 deri në 1 vjet : Norma e interesit 5.5%

1 deri në 2 vjet : Norma e interesit 6.5%

2 deri në 3 vjet : Norma e interesit 7.5%

3 deri në 5 vjet : Norma e interesit 8.5%

5 deri në 7 vjet : Norma e interesit 9.0%

  • Mënyra e Ripagesës: Bazuar në ciklin e prodhimit, kjo kredi mund të ri-paguhet me këste jo të rregullta.

  • Pagesa të Parakohshme: banka pranon shlyerje të pjesshme ose të plotë të kredisë përpara afatit të maturimit bazuar në Kushtet e Punës në fuqi.

  • Kolaterali: Nuk kërkohet kolateral dhe as sigurim jete.

Agro Kredi
  • Shuma minimale: 1,000,000 Lek.

  • Shuma maksimale: 2,000,000 Lek. Financim deri në 70% të vlerës së investimit.

  • Monedha: kjo kredi ofrohet në monedhat LEK dhe EUR.

  • Afati: afati minimal i shlyerjes është 6 deri në 84 muaj.

  • Norma e Interesit: LEK: B.TH + 4.5% (min 8.5%); EUR: Lib. + 9% .

  • Mënyra e Ripagesës: Bazuar në ciklin e prodhimit, kjo kredi mund të ri-paguhet me këste të çrregullta

  • Pagesa te Parakohshme: banka pranon shlyerje te pjesshme/plota te kredise perpara afatit te maturimit bazuar ne Kushtet e Punes ne fuqi.

  • Kolaterali: Toka bujqësore kërkohet si kolateral. Gjithashtu, për shumat mbi 1,000,000 Lek kërkohet sigurim jete.

  • Sigurime: Kërkohet sigurimi i pronës në rastin e Kredisë Agro në masën 110% për ekspozimet mbi 1,000,000 Lekë si dhe sigurim jete deri në masën 100% për ekspozimet mbi 2,000,000 Lekë.

Si mund të përfitoni Kredinë Agro Progres

Për të aplikuar mjafton të paraqiteni tek Bankieri juaj Personal me dokumentat e mëposhtme:

Agro Mini

  • Dokumenta indentifikimi (pasaportë, kartë identiteti).
    Çertifikatë Familjare.
    Liçensë (nese ka).

  • Çertifikatë pronësie për tokën, fermën ose serën.

  • Konfirmim i komunës për numrin e gjësë së gjallë në pronësi dhe/ose konfirmim nga komuna për tokën e mbjellë.

Agro Kredi

Përveç dokumentave të mësipërme, për kredinë Agro, kërkohen:
  • Nëse kredia do të përdoret për investime, kërkohet një Plan Investimi (i thjeshtë).

  • Dokumenta të rifreskuara të pronës që do të ofrohet si kolateral (toka bujqësore, sera ose ferma.