Administrimi i Cash-it

Administrimi i Cash-it

Administrimi i Cash-it është një shërbim që ju mundëson të kontrolloni paratë tuaja dhe ndërkohë të rrisni në maksimum kapitalin qarkullues. Societe Generale Albania mund të hartojë një paketë shërbimesh të posaçme për nevojat e biznesit tuaj.

Përfitimet nga Shërbimi i Administrimit të Cash-it

Produkte likuide dhe me afat me interes për të plotësuar nevojat tuaja
  • Depozita me afat në ALL dhe në monedhë të huaj

  • Llogari kursimi

  • Depozita “Overnight”

  • Societe Generale Albania ofron përqindje interesi konkurruese në bazë të shumës dhe kohëzgjatjes së depozitave.

  • Shërbimet për akumulimin efikas dhe në kohë të parave për t’ju ndihmuar juve të administrini flukset hyrëse dhe dalëse të parave.

Edhe më shumë mbi Shërbimin e Administrimit të Cash-it

  • Përqëndrimi i parave/bashkimi i fondeve

Shfrytëzoni në maksimum mundësitë për investime afat-shkurtra duke bashkuar fondet
që ju keni në llogari të ndryshme. Konsolidoni balancat neto (gjendjet bankare neto) nga disa llogari të ndryshme në një llogari të vetme qëndrore.

  • Shërbime të Debitimit të Drejtpërdrejtë

Societe Generale Albania ju ofron zgjidhje pagesash debitimi të drejtpërdrejtë duke ju dhënë mundësinë për të mbledhur fonde nga klientët tuaj në mënyrën më të sigurtë dhe më efikase dhe të leverdisshme.